Horoskopi

Nëse keni një jetë seksuale “të varfër”, fajësoni prapavijën e Marsit

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2022

Nëse keni një jetë seksuale “të varfër”,
Getty Images

Mërkuri, Mërkuri, por Marsi bën kërdinë.

Tani, s’keni pse kontrolloni më e-mailet, sepse do të jeni gjithë kohës të frustruar!

Më 30 tetor, Marsi shkon në prapavijë dhe shkakton probleme për të gjitha shenjat.

Dashi

I dashur Dash, do të jesh si një fitil, gati për të shpërthyer edhe nga keqkuptimi më i vogël. Por,  në vend që të dërgosh atë mesazhin që përmban gjithë presionin e botës, mendohu 2 herë, sepse ndoshta mund t’i zgjidhësh ndryshe problemet. ;)

Demi

Një periudhë egoiste në shtrat të pret. Përpara se të kënaqësh dëshirat e tua, mendo edhe për personin tjetër.

Binjakët

E dimë sa e adhuron të dërgosh mesazhe me përmbajtje seksuale, pooor gjatë kësaj periudhe do të ndihesh sikur të refuzohet çdo përpjekje. Siç thamë, fajëso Marsin.

Gaforrja

Do të kesh ca sjellje pasiv-agresive, sidomos kur bëhet fjalë për seksin. Nëse partneri/ja nuk po arrin të përmbushë dëshirat e tua, në vend që të nxehesh, thjesht diskutoje!

Luani

Në vend që të sillesh si një luan dhe ta konsiderosh personin që ke qejf si një gazelë, merre më ngadalë. Flirteve të sotme do ua marrësh përfitimet nesër.

Virgjëresha

Mendja dhe trupi yt mund të përjetojnë mendime dhe reflekse të vagullta, por intuitën e ke më vigjilente se kurrë. Dëgjo instinktin dhe nëse të thotë të qetësohesh, bëje!

Peshorja

Gjatë kësaj periudhe mund të të vdesë dëshira për seks, por përfito nga rasti dhe lidhu në një nivel më shpirtëror me personin e zemrës.

Akrepi

Ndryshe nga shenjat e tjera, gjatë kësaj kohe je zjarr. Gjithsesi, nëse nuk përballesh me të njëjtin intesitet, dije që fantazitë mund t’i përmbushësh edhe vetëm.

Shigjetari

Një ish po të dërgon vetëm mesazhe pasionante, por ti ende nuk e di nëse ia vlen të kthehesh tek e shkuara. Gjithsesi, peshoji gjërat dhe merr vendimin.

Bricjapi

Jeta seksuale dhe ajo profesionale të kanë ardhur në majë të hundës. Në vend që të gjesh zgjidhjen për gjithçka, merr pak pushim dhe shiko sa fuqishëm do të rikthehesh.

Ujori

Ti shquhesh për një shenjë që ndërmerr rreziqe, por gjatë kësaj periudhe do të duash të qëndrosh në zonën e rehatisë. Mos u tremb, sa të rikthehet Marsi në pozicionin e duhur…

Peshqit

Është okay që të mos i ndash dëshirat me njeri, ndaj mos u mërzit nëse të tjerët reagojnë keq kur ti refuzon t’i tregosh. Mjafton t’i dijë personi i zemrës dhe je në rregull.

Artikuj të sugjeruar: