
TikTok ka një sërë informacionesh dhe trukesh, si dhe slangs mjaft interesantë. Me siguri e ke hasur “pick me girl”, ndaj le të flasim për të.
Ç’është një “pick me girl”?
“Pick me girl” u referohet vajzave që gjykojnë gocat e tjera, për të marrë vëmendjen e djemve.
Një “pick me girl” nuk e pëlqen makeup-in, sepse është e bukur pa makeup, plus, përqafon hobi “mashkullorë” dhe gjykon vajzat që janë me delikate dhe nuk kanë të njëjtat pasione.
Si ta dallosh një “pick me girl”?
Qëllimi i saj është të duket sa më interesante në sy të djemve. Kur përreth janë çunat, ajo është e zgjuar, cool, gallatë dhe bën maksimumin që të marrë vëmendjen, duke ulur të tjerët.
Bën komente të ndryshme dhe të pahijshme rreth pamjes apo sjelljes së një vajze tjetër, lidhur me përdorimin e makeup-it, shijet në filma, libra, lojëra, si dhe përpiqet me çdo kusht ta vëjë vajzën tjetër në siklet.
Është shoqja e ngushtë e çunave dhe nuk ka shoqe, sepse ugh, shumë drama.
Ajo “thjesht nuk i kupton vajzat e tjera” dhe gjithmonë fyen me apo pa vetëdije gocat, që të përzgjidhet nga çunat.
Ja dhe rastet në TikTok, ku creators tregojnë se si sillet një “pick me girl”:
@ttrippiereed take a sip of water every time “like” is said in this video challenge LMAO #pickmegirl #fyp ? original sound - julia
@tacomels Ok I’m so sorry for this HAHAHAHHA #pickme #pickmegirl #discordkitten #uwu #cringe ? original sound - Shrek’s Wife ? (mel)
@mccallmirabella A pick me girl does a grwm ?? #pickmegirl #grwm #skit ? Sneaky Snitch - Kevin MacLeod
@ttrippiereed couldn’t even fake being threatened in the slightest? #girlfriend #pickmegirl #foryoupage #fyp ? original sound - julia
@sneha.v Who wants to see them in Hawaii? #pickmegirl #acting #romweblackfriday #pov ? original sound - Sneha