Kastro Zizo është një prej konkurrentëve më karizmatikë të “Dance Albania”, por kjo nuk do të thotë se i shpëton batutave dhe shakave, veçanërisht atyre të Ermal Mamaqit.
Pas performancës së tij, Zizo iu drejtua humoristit për të vendosur “pikat mbi i” për një batutë që Ermali kishte bërë puntatën e kaluar.
Të hënë e kaluar, ai mori një video surprizë nga djali i tij i parë Dankan, por Ermal Mamaqi ndërhyri në një moment dhe tha “E njohim të gjithë jetën e mrekullueshme të Kastros”.
Kastro tha se ndjekësit e tij e vunë re komentin e Ermalit, e cilësuan atë si ironik dhe se gjatë gjithë javës, artisti ishte në një dyluftim të vazhdueshëm.
“Pati një reagim, të paktën në Instagram-in tim, shumë njerëz (reaguan) për një fjali që ke thënë kundrejt meje”, tha Kastro.
“Që të gjithë e njohim jetën e Kastros të mrekullueshme, që është dukur pak me ironi në fakt. Në fakt jeta ime si para alkoolit, si pas ka qenë jashtëzakonisht e mrekullueshme, unë kam aq i rrethuar me aq shumë dashuri. Ta them ty, se nuk gjeta moment, kam qenë në dyluftim gjatë gjithë javës. Dhe më vjen keq se ne jemi shokë prej disa dekadash.”, shtoi ai dhe theksoi se te disa tingëlloi si ironi dhe se donte ta sqaronte publikisht këtë koment.
Pas këmbënguljes së Alketës që ky diskutim të vijonte pas spektaklit, apo që Kastro Zizo të dëgjonte këngën e Frank Sinatra-s dhe të mos e çante kokën fare, Ermali shtoi: “Ta sqarojmë tamam këtë gjë, se nuk jemi nga ata që zihemi te parkingu. S’kisha asnjë konotacion negativ. Kam thënë “e njoh Kastron prej një jete, ka tre fëmijë të mrekullueshëm” – tha Ermali.
Kastro Zizo ka folur hapur për varësinë e tij ndaj alkoolit dhe për sfidat e tij për ta tejkaluar këtë varësi.
Artikuj të sugjeruar: