Një hartë e fotoshopuar që tregonte Listenbourg – një vend imagjinar i futur qëllimisht në gadishullin Iberik – u shfaq në rrjetet sociale dhe shakaja pushtoi botën.
“Jam i sigurt që amerikanët nuk e dinë emrin e këtij vendi,” shkroi @gaspardo, një përdorues i Twitter-it, duke bërë shaka me faktin që thuhet se amerikanët kanë mungesë të theksuar të njohurive në gjeografi.
Je suis sûr que les américains ne connaissent même pas le nom de ce pays ptdrrr pic.twitter.com/aecSupQdyU
— Gas??ardo (@gaspardooo) October 30, 2022
Në hartë, @gaspardo ka shtuar me fotoshop një copë toke sipër kufirit mes Spanjës dhe Portugalisë, të ngjyrosur me ngjyrë jeshile për të dhënë idenë e një shteti të Bashkimit Europian.
Një përdorues tjetër u përgjigj menjëherë: "Kush nuk e njeh Listenbourg?" — dhe kështu lindi një meme e re.
Disa e çuan lojën në një tjetër nivel: Ja edhe pasaporta.
Njerëzit në Reddit nisën të shpiknin informacione në dukje reale: si për shembull që Listenbourg ka çmimin më të madh të Formula 1 dhe se astronautët e tij ishin pjesë e një misioni në Hënë.
Një tjetër postim në Twitter pohoi se mbreti i Listenbourg, Listen XV, ishte, në fakt, Mbreti Diell i parë, i cili shkoi në luftë kundër Louis XIV për titullin prestigjioz në 1661.
Në YouTube, në një llogari zyrtare të supozuar të qeverisë së Listenbourg, u shfaq himni dhe flamuri kombëtar.