Instagramming

Falë Flor Mumajesit s'mund të bëheshim më nostalgjikë se kaq

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2022

Nëse do të bëni një xhiro tek Instagrami i Flori Mumajesit, me siguri do të ngecni aty. Jo vetëm kaq, por do harroni se është thuajse fundi i 2022-shit dhe të do të fluturoni në kohë. Do të ktheheni në gjimnaz, tek dashuria e parë, tek lagjja e vjetër, tek ish-kafeneja e preferuar, tek festivalet e dikurshme, tek ndarjet e para apo thyerjet e zemrës që dukeshin kaq të parikuperiushme. Të gjitha vetëm falë këngëve të dikurshme! 

Falë Flor Mumajesit s'mund të bëheshim më

Falë Flor Mumajesit s'mund të bëheshim më

Flori, poston rrallë në rrjete sociale, por kur e bën ka një qëllim të fortë, si ky i sotmi (për të na kujtuar një repertor që e njohim kaq mirë të gjithë). Këngëtari ka postuar një "listë" këngësh të vjetra të tijat dhe gjithë artistëve me të cilët ka bashkëpunuar. 

Falë Flor Mumajesit s'mund të bëheshim më

"Pak Flor, kohë pa i dëgjuar. Ndjeva mall për pak nga ky Flori im i dikurshëm."- shkruan Flori.

Falë Flor Mumajesit s'mund të bëheshim më

Para se të vazhdojmë me listën, le ta ndalojmë pak këtu.

Falë Flor Mumajesit s'mund të bëheshim më

Qartazi, ironia e kantautorit i drejtohet dikujt, ose atyre që e kanë "akuzuar se i fiton  çmimet me mik", por le ta lëmë me kaq. 

1.West Side Family - E gjithë bota jemi dy

2. Vedat Ademi- Vetëm

3. Ardit Gjebrea- Ti botën time nuk e njeh

4. Julka- Kurrë mos thuaj jo

5. Aurela Gace: Hape Veten 

6.  Kaltrina Selimi- Ditëlindja

7. The Dreams- Përjetësisht miku yt

8. The Dreams- Gënjeshtarja

9. The Dreams- Serenata

Meqë si Flori ashtu dhe ne bëhemi nostalgjikë herë pas here për muzikën e atyre viteve, hidhini një sy listave të tjera.