Përgjithësisht, eklipset vijnë 4 herë në vit dhe ju sapo keni kaluar eklipsin Hënor të 25 tetorit. Tani, në 8 nëntor do të jetë eklips i dyfishtë, por jo shumë miqësor sa ata të parët. Kjo periudhë do të testojë aftësitë tuaja për të reaguar shpejt ndaj ngjarjeve që ndodhin papritur. Ju njiheni për fleksibilitetin tuaj, prandaj përballuni me universin dhe qëndroni gati për çfarëdolloj ndryshimi që vjen papritur.
Të udhëtuarit në gjysmën e parë të nëntorit nuk është ide e mirë. Qëndroni afër me shtëpinë për të drejtuar gjërat dhe për t'u kujdesur për ata që kanë nevojë për ju. Pak gjëra do të shkojnë ashtu si i keni planifikuar, prandaj jini vigjilentë. Mund të keni probleme me pajisjet tuaja me të cilat punoni prandaj sigurohuni t'i kontrolloni. Nëse duhet të takoni klientë të rinj, takojini virtualisht.
Kushtojini vëmendje edhe shëndetit tuaj. Nëse ka diçka që ju shpqetëson, mos e neglizhoni vizitën tek mjeku. Në rast se po mendoni të martoheni këtë vit të ri, do të shihni që planet tuaja "ngecin". Pra, nuk ecin në linjën që do të donit ju, por hasin pengesa, vazhdojnë sërish e kështu me radhë. Gjërat për ju do të përmirësohen në javën e tretë të janarit dhe në muajt pas tij.
Momenti i preferuar i muajit do të jetë 23 nëntori. Do të shihni shumë mundësi që ju shfaqen edhe para ditëlindjes suaj. Kaloni pak kohë duke menduar se çfarë do të donit të arrinit në ditëlindjen tuaj tjetër.
Mos kini asnjë dyshim, një nga eklipset do t'ju bëjë të lumtur. Jupiteri, udhëheqësi i fatit të mirë dhe dhuratave do të jetë në kënd perfekt me Diellin dhe do t'ju sjellë fat në jetën familjare ashtu dhe tek çështje që lidhen me pronat. Mund të bëni ndryshime në shtëpinë tuaj, të blini gjëra të reja ose të ndryshoni dekorin. Kjo do t'ju japë një kënaqësi të veçantë sepse do të ndiheni komode në vendin tuaj. Në 24 nëntor, Jupiteri do të jetë në vijë të drejtë dhe ju do të ndiheni të karikuar për të bërë gjërat që doni të bëni. Më në fund, mund të mbështeteni edhe tek universi që planet tuaja të shkojnë siç doni.
Trajtojeni një marrëdhënie romantike me përkujdesje këtë muaj. Ky eklips mund të sjellë grindje në sipërfaqe më dikë me të cilin po shoqërohesh. Nuk është eklips i thjesht sepse vjen me emocione të forta dhe ngjarje të paparashikuara. Prandaj, nëse po dilni me dikë me të cilin keni ndërmend diçka serioze, reflektoni para se t'i përgjigjeni lajmeve të reja. Puna juaj e parë është të verifikoni atë që keni dëgjuar. Nëse nuk jeni duke u njohur me dikë, por jeni të martuar eklipsi nuk dotë ndikojë tek martesa juaj, por mund të sjellë ca shqetësime të vogla për ndonjë nga fëmijët tuaj. Edhe këtu kërkohet që qasja juaj ndaj problemit të jetë e kujdesshme. Nëse s'keni fëmijë, por jeni duke u marrë me një projekt krijues, monitorojeni sërish me kujdes sepse diçka mund të shkojë keq edhe në momentin e fundit.
Saturni, planeti juaj udhëheqës është në një kënd të vështirë dhe do të kontribuojë në më shumë tension në situatën aktuale. Në këtë rast, paratë janë tema kryesore e diskutimit. Nëse keni dhënë para borxh tek njeriu me të cilin po dilni, mund të zbuloni se tani për tani ato para nuk do t'ju kthehen dhe ndoshta s'i merrni më kurrë mbrapsht. Kjo mund t'ju shokojë dhe mërzisë paksa.
Ndërkohë, përsa i përket karrierës keni shumë punë üër të bërë. Punët dhe përgjegjësitë janë ngjeshur duke qenë se periudha e festave po vjen. Ju jeni të dedikuar dhe shpirtra ambiciozë, por nga ana tjetër meritoni edhe të çlodheni. Shfrytëzoni çdo moment të lirë për t'u shkëputur pak nga puna dhe për ta shpërqëndruar veten me gjëra që ju pëlqejnë. Pas 23 nëntorit mund të vendosni të bëni disa ditë pushim për të pushuar dhe reflektuar. Java e fundit e nëntorit do të ishte koha perfekte për t'u arratisur paksa nga realiteti. Madje, mund të bëni edhe ca pazare Krishtlindjesh në vendin ku do të shkoni. Jini të mirë me veten dhe merrini gjërat shtruar. Në gjysmën e dytë të nëntorit gjërat përmirësohen.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.