Diversitet

Arrestimi i transgjinores Nikita Dragun: Qelia ku u vendos shkakton debat

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2022

Arrestimi i transgjinores Nikita Dragun: Qelia ku u vendos shkakton debat

Nikita Dragun u vendos në një qeli për meshkuj pasi u arrestua të hënën mbrëma – një vendim që përfaqësuesi i blogeres transgjinore e konsideron të neveritshëm.

Dragun, e cila është një grua transgjinore (pra ka lindur mashkull dhe më pas ka nisur tranzicionin për t’u shndërruar në femër dhe identifikohet si grua) është një emër i njohur në fushën e bukurisë me mbi 27 milionë ndjekës në YouTube, Instagram dhe TikTok.

Ajo u arrestua pasi u kap duke shëtitur lakuriq në pishinën e një hoteli në Miami dhe hodhi ujë në drejtim të stafit të hotelit dhe policëve.

"Situata me Nikita-n, e cila është ligjërisht femër, e vendosur në një burg burrash në Florida është jashtëzakonisht shqetësuese dhe e rrezikshme," tha Jack Ketsoyan në një deklaratë për Page Six.

“Ky vendim shkel drejtpërdrejt protokollin, i cili urdhëron që të burgosurit transgjinorë të klasifikohen dhe vendosen nëpër qeli në bazë të nevojave të sigurisë dhe identitetit gjinor.”

YouTuber-ja, emri i vërtetë i të cilës është Nikita Nguyen - "është liruar dhe tani është e sigurt", zbuloi përfaqësuesi i saj, duke shtuar gjithashtu, "Faleminderit që respektuat privatësinë e saj gjatë kësaj kohe".

Dëshmia e policisë e deklaron Dragun si mashkull. Kur i referohet vetes në internet, Dragun ka përdorur përemrat "ajo/i,e saj” që nga fillimi i tranzicionit në vitin 2015. Shumica e burgjeve amerikane kanë një politikë të ndarjes së burgosurve sipas seksit të tyre, siç është caktuar në lindje ose sipas organeve gjenitale (p.sh. gratë transgjinore pas operacionit vendosen në burgjet e grave), pavarësisht nga pamja e tyre ose identiteti gjinor.

Në cilin burg duhet të vendoset një grua transgjinore (e lindur mashkull dhe më pas ka nisur tranzicionin për t’u shndërruar në femër):

Poll