
A do ta linit fëmijën tuaj të bënte një tatuazh të përhershëm? Një grua nga New York i dha leje djalit të saj 10-vjeçar, dhe si rezultat, ajo dhe personi që bëri tatuazhin përfunduan në burg.
New York Times raporton se 33-vjeçarja Crystal Thomas u arrestua në tetor pasi lejoi që i biri, i mitur, të bënte një tatuazh, megjithëse dyshohet se ajo mendonte se po i jepte leje për një tatuazh të përkohshëm.
Fëmija bëri një vizitë tek infermierja e shkollës për të marrë pomadë dhe për të trajtuar tatuazhin. Infermierja, më pas, thërriti policinë, pasi pa emrin e tij të tatuazhuar me shkronja të mëdha në parakrah.
Thomas u akuzua për rrezikim të mirëqenies së një fëmije.
"Asnjë fëmijë i vogël nuk duhet të bëjë tatuazh," tha Thomas për Times, duke pretenduar se situata ishte një keqkuptim.
Artisti i tatuazheve, 20-vjeçari Austin Smith, me sa duket është i palicensuar dhe për këtë arsye u akuzua për sjellje të paligjshme me një fëmijë. Ai mund të përballet me një vit burg për akuzën.
“Është gabimi më i keq që kam bërë në jetën time”, tha Smith. “Mendova se nëse merrje lejen e prindërve, mund të bësh një tatuazh”.
Burimi: Pop Crush