E dinim që Machine Gun Kelly nuk ka frikë të guxojë në veshje dhe s'do ta shihni kurrë të veshur thjeshtë, por kësaj here shfrenoi çdo lloj imagjinate! Në American Music Aëards ai u shfaq me veshjen më të sikletshme, më të parehatshme dhe më të çuditshme në botë.
Një kostum lejla që do të dukej shumë elegant nëse nuk do të kishte gjemba gjigantë kudo nëpër trup! Mbi kostumin e dizenjuar nga Dolce & Gabbana kiishte gjemba të argjendë mjaftueshëm të gjatë sa për të mos ju afruar askush. Reperi e kishte të pamundur të ulej dhe as që duhet t'i shkonte ndërmend të urinonte.
Vetëm ideja do nisë t'ju sikletosë, por përpiquni ta mendoni vetëm 5 minuta veten brenda atij kostumi.
Sigurisht, interneti reagoi dhe veshja e Machine Gun është më e komentuara në rrjet, siç ndodh zakonisht edhe në daljet e tij publike me Megan Fox.