Fillimisht, le të sqarojmë diçka: Qimet e të pasmeve janë krejtësisht normale, ashtu si qimet pubike apo qimet në çdo pjesë tjetër të trupit.
Edhe pse të gjithë kanë qime të pasme, qimet e trupit gjithsesi arrijnë të na kompleksojnë disi. Ne i adhurojmë flokët e trashë, jemi të fiksuar pas qerpikëve të gjatë dhe vetullave të plotë, por kur bëhet fjalë për *llojet e tjera* të qimeve në trup, shpesh skuqemi dhe pretendojmë se nuk ekzistojnë.
Pse ekzistojnë qimet e prapanicës?
Zona të ndryshme me qime në trup kanë funksione të caktuara. Për shembull, qerpikët kanë si synim të mbajnë pluhurin dhe grimcat e tjera jashtë syve tanë. Ndërsa, kur bëhet fjalë për qimet e prapanicës, askush nuk e di me siguri se cili është qëllimi i tyre.
Trupat evoluojnë gjatë miliona viteve. Ne nuk kemi humbur ende qimet e prapanicës ndoshta sepse thjesht nuk ka asnjë arsye të ngutshme për ta bërë këtë. Nuk ka asnjë presion të rëndësishëm evolucionar kundër tyre.
A kanë të gjithë qime prapa?
Po, të gjithë kanë qime në prapanicë. E vetmja gjë që mund të ndryshojë është sasia e qimeve të prapanicës. Disa njerëz mund të kenë më shumë ose më pak se të tjerët, pasi gjenetika dhe hormonet ndikojnë në shpërndarjen e qimeve të trupit.
Disa mënyra se si mund t’i trajtoni përfshijnë depilimin me lazer, brisk dhe dyllë.
Burimi: Seventeen