
Flokët e borës janë simboli i dimrit dhe i festave, sjellin gjithmonë lumturi dhe kanë një pamje të kristaltë dhe shumë të këndshme, ama, dy flokë bore nuk janë njësoj.


Flokët e dëborës janë struktura që jetojnë shumë pak, të krijuara nga pluhuri dhe kalimi i ujit nga gjendja e gaztë në të lëngët. Ato qëndrojnë për shumë pak dhe më pas zhduken”, thotë fotografi Jason Persoff, i cili prej 6 vitesh fotografon këto struktura unike.


Secila tregon historinë e krijimit të saj, në bazë të kushteve atmosferike të ndryshme që kombinohen për të krijuar sktrukturat e kristalta. Bazuar në formën e çdo floku dëbore, mund të kuptohet se si është temperatura dhe sa afër tokës është krijuar ajo.


“Nuk është vetëm fakti që dy flokë bore nuk janë njësoj, por që edhe secila më vete, është kaq fantastike”, shtoi Persoff, duke ndarë me botën këto foto nga afër.


Po, duken si kristale, në fakt janë flokë dëbore. Tanimë, kemi një arsye më shumë për ta adhuruar borën.