Celebrity

Ja sa fiton Mariah Carey çdo vit vetëm prej këngës së famshme të Krishtlindjeve!

Shkruar nga Anabel

14 Dhjetor 2022

Ja sa fiton Mariah Carey çdo vit vetëm prej këngës së
Photo Credits: Mariah Carey/ YouTube

Këngët e Krishtlindjeve na bëjnë kaq të lumtur kur i dëgjojmë, por mendoni pak sa shumë lumturojnë ata që i këndojnë.

Artistë si Michael Bublé, The Pogues, Kelly Clarkson dhe Ariana Grande mund të qëndronin 11 muaj pa punuar, sepse kur vjen dhjetori, këngët e tyre të festave u dhurojnë mjaftueshëm të ardhura për gjithë vitin.

Sigurisht, që në krye të kësaj liste është Mariah Carey, falë këngës së saj hit të vitit 1994, "All I Want For Christmas Is You".

A e dini se Mariah Carey-t dhe bashkëpunëtorit të saj, Walter Afanasieff, u janë dashur vetëm 15 minuta për të shkruar dhe kompozuar këngën?

Ndonëse as Mariah dhe as ekipi i saj nuk kanë zbuluar ndonjëherë saktësisht se sa fiton ajo çdo vit nga kënga hit e Krishtlindjeve, studiuesit kanë bërë disa llogaritje dhe kanë nxjerrë një shifër.

Sipas ekipit të të dhënave të The Economist, këngëtarja fiton afërsisht 2.5 milionë dollarë çdo vit nga kënga.

Studimi, i cili u publikua në vitin 2017, sugjeroi gjithashtu se, në vitin 2016, Mariah kishte fituar një total prej 60 milionë dollarësh me këngën, që kur u publikua për herë të parë.

Që nga publikimi i saj, kënga ka shitur rreth 10 milionë kopje.

Vitin e kaluar, Spotify njoftoi se “All I Want For Christmas Is You” kishte arritur në një miliardë dëgjime në platformë.

Mariah gjithashtu bëri histori vitin e kaluar kur kënga arriti në krye të listave të Billboard për të tretin vit radhazi, duke e bërë atë artisten e parë në histori që çon të njëjtën këngë në numrin 1 të listës, tre herë të ndryshme.