Policia e shtetit në Itali u ngarkua me një mision shpëtimi të martën kur dy oficerë përdorën një Lamborghini Huracán për të transportuar veshkat për pacientët që do të kryenin transplantet.
“Duke udhëtuar në autostradë për të ofruar dhuratën më të bukur të Krishtlindjes – jetën," tha policia në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.
Organet u dërguan nga Padova në veri-lindje të Italisë në spitalet në Modena dhe më pas në Romë.
Policia saktësoi se përdorimi i Lamborghini-t është "themelor" pasi i lë të lirë helikopterët për t'iu përgjigjur urgjencave të papritura.
Lamborghini Huracán, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 300 km/h, ishte një dhuratë e vitit 2017 për policinë nga prodhuesi i makinave luksoze. Ai iu caktua patrullës së autostradës në Bolonja për t'u përdorur si në operacionet normale të policisë ashtu edhe në transportin urgjent të gjakut dhe organeve.