Anabel Mama

Nisur nga komentet për Chrissy Teigen, pse nuk duhet t’i thoni më një gruaje: “Ende nuk ke lindur?"

Shkruar nga Anabel

21 Dhjetor 2022

Nisur nga komentet për Chrissy Teigen, pse nuk duhet t’i thoni
@chrissyteigen/ Instagram

Chrissy Teigen është shumë entuziaste për shtatzëninë e saj dhe ndan gjithmonë foto nga ecuria dhe përditshmëria e saj, ama, komentuesit nuk e lënë rehat dhe thonë se u duket “sikur Chrissy ka gjithë jetën shtatzënë”, duke harruar se ajo e ka bërë shtatzëninë publike në gusht të këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Chrissy postoi një foto, me mbishkrimin: “O Zot, më duket sikur ke qenë shtatzënë përgjithmonë”, si mendoni se ndihem unë? Faleminderit!”, duke cituar komentet e saj nëpër postime, si dhe ndjesitë që përjeton nga këto komente.

Por, pse nuk duhet të bëhet më kjo pyetje? Ja 3 arsye bindëse:

1. Sepse shtatzënia merr kohën e saj dhe një grua nuk do lindë sepse ju i bëni “presion”, ose sepse ju duket sikur e ka tejkaluar periudhën e shtatzënisë.

2. Sepse është pyetje pa sens! Një grua kalon 1001 strese dhe siklete gjatë shtatzënisë, ndaj nuk i duhen edhe komentet tuaja që vendosin në pikëpyetje biologjinë dhe mënyrën si funksionon trupi i njeriut. 
 
3. Sepse nuk ju takon juve ta vendosni datën e lindjes dhe për më tepër, as të bezdiseni nga koha që po merr shtatzënia.
 
Nuk e dimë sa të qartë jemi, ndoshta po tingëllojmë edhe pak të ashpër, por besojmë se po flasim në emër të të gjitha nënave që janë në pritje të ëmbël.

Siç thotë edhe shprehja e urtë: “Nëse nuk keni diçka të bukur për të thënë, më mirë mos flisni fare”.

Artikuj të sugjeruar: