TV Mania

Në ‘Goca & Gra’ konfirmohen zyrtarisht dy banorët e parë të ‘Big Brother VIP Albania’

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2022

Në ‘Goca & Gra’ konfirmohen zyrtarisht dy banorët e

Moderatorja Armina Mevlani u përpoq të bindte Eno Popin, i ftuar në "Goca dhe gra" dhe dikur prezantues i “Big Brother Fan Club”, që të konfirmonte dy emra nga banorët që do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Eno iu shmang me stil pyetjes, por Armina vazhdoi dhe si përfundim i zbuloi vetë.

Bëhët fjalë për:

1. Olta Gixhari
2. Amos Muji Zaharia

Në ‘Goca & Gra’ konfirmohen zyrtarisht dy banorët e

Deri më tani thuhet se pjesë e "Big Brother VIP Albania" do të jenë aktorja Eva Alikaj, moderatorja Kiara Tito, Kejvina Kthella, Albi Nako, Keisi Medini, blogerja Jori Delli, Lei Kraja dhe aktori Gent Hazizi.

Edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania” nis të shtunën, më 24 dhjetor në ekranin e Top Channel.