Balerinët Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani do të bëhen bashkë në skenën e “Festivalit të Këngës”.
Burime për Anabel zbulojnë se Kledi dhe Anbeta do të kërcejnë me njëri-tjetrin për herë të parë që pas vitit 2002, kohë kur Anbeta u bë pjesë e programit “Amici” në Itali dhe për herë të parë në Shqipëri.
Siç mund ta shihni, të dy shfaqen me një nga organizatorët e “Festivalit të Këngës”, Bojken Lako.
Kledi Kadiu u bë pjesë e “Amici” si balerin profesionist në vitin 2001. Anbeta konkurroi në program në sezonin 2002-2003 dhe arriti deri në finale dhe që nga viti 2003, është pjesë e kastit të programit si balerinë e parë.
View this post on Instagram
Miqësia e ngushtë e balerinëve me karrierë të gjatë në Itali është tashmë e njohur prej shumë vitesh. Kjo miqësi nuk e njeh xhelozinë mes kolegësh, përkundrazi ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të kërcimit apo përmes projekteve të përbashkëta që kanë pasur.