Gjatë spektaklit të djeshëm, në DWTS Elhaida Dani dhe Lediani konfirmuan romancën e tyre të re. Çifti nuk i kurseu puthjet në publik dhe kërcyen në mënyrën më pasionante të mundshme, kësaj here si dy të dashuruar që mund ta shprehin lirisht se duhen.
"Menduam ta ndanim, por jo aq shumë sepse është diçka kaq e shenjtë dhe delikate dhe do të donim ta mbanim për vete dhe të ndajmë për publikun atë që ndodhi sot, por jo më gjatë. "-u shpreh Elhaida e cila ndoshta s'e ka menduar se do të "përballej" me komente nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.
Menjëherë pas postimit të videos së tyre në llogarinë zyrtare të Dancing with the Stars, njerëzit thuajse "kryqëzuan çiftin" duke akuzuar këngëtaren si shkaktarja e ndarjes së balerinit nga ish-partnerja e tij. Lediani, siç lexohet edhe në komente prej shumë vitesh ka qenë në një lidhje që duket se ka marrë fund pak kohë më parë.
Komentet:
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
Siç mund të lexohet në komentet më sipër, janë të shumtë ata që e quajnë të pavend, të panevojshëm dhe "të ulët" vendimin për ta bërë publike lidhjen mes tyre ashtu siç ishin të shumtë ata që krahasuan Elhaidën me Beatriksën për gjestin e bërë.
Ndalojmë pak këtu. Përtej faktit që një pjesë e mirë e komentuesëve shkrujnë të në mënyrë impulsive të drejtuar nga pasioni i momentit, a duhet kryqëzuar Elhaida ose çdo vajzë tjetër në vendin e saj?!
Fillimisht, para se të japim mendime apo të shprehim fyerje të këtij lloji, duhet të dimë se gjithçka që ndodh mes një çifti i përket vetëm çiftit dhe askujt tjetër. Asnjë nga komentuesit nuk di me siguri çfarë ka ndodhur me Ledianit dhe ish-partneres së tij, emri i të cilës lakohet pa asnjë të drejtë nëpër rrjete sociale. Madje, ndonëse një pjesë e mirë mendon se po e mbron duke iu hakërryer Elhaidës publikisht, në fakt po e dëmton sepse cënon privatësinë e një vajze e cila ka zgjedhur të mos jetë publike, vendimet e saj (që s'i di asnjë prej nesh) dhe dëshirën për t'u kthyer krejt papritur në objekt bisede.
Së dyti, lidhjet, ndarjet, dashuria, tradhtia janë shumë komplekse dhe delikate për të përkufizuar dikë si "fajtor", "tradhtar", "të pabesë", etj, etj. Edhe ata që pretendojnë të dinë nga më afër se çfarë mund të ketë ndodhur mes Ledianit dhe ish-partneres, sërish nuk dinë asgjë pasi, e përsërisim: raportin mes një çifti e dinë vetëm 2 personat e përfshirë.
Gjithsesi, le të supozojmë se ndodhi kështu siç pretendojnë disa prej komentuesëve: Balerini dhe ish-partnerja ishin të lidhur deri pak javë më parë dhe se ishte pikërisht Elhaida ajo që "i rrëmbeu" të fejuarin një vajze tjetër.
Ju e dini mirë se kjo është diçka që nuk mund të ndodhë! Askush s'merr dot askënd, aq më tepër pa dëshirë. Nuk ekziston diçka e tillë si "të marrësh partnerin e dikujt" sidomos nëse në një lidhje nuk ka hapësira. Lediani dhe ish-partnerja e tij mund të jenë ndarë dje, mund të jenë ndarë para 3 javësh, a para 2 vitesh dhe për aq kohë sa janë ndarë, secili e zgjedh vetë drejtimin dhe vendimet e tij. Dikush zgjedh ta bëjë publike romancën e re 2 ditë më vonë, të tjerë preferojnë të mos krijojnë lidhje për një kohë të gjatë, ashtu siç ka dhe të tjerë që duan ta jetojnë dashurinë e re në mënyrën më private të mundshme. Të gjitha janë zgjedhje, shumë emocionale dhe personale. Ajo çfarë vlen në fund të ditës është niveli i ndërgjegjes që ka gjithsecili për të mos lënduar personin tjetër, të paktën jo qëllimisht.