
Përmes sondazheve të ndryshme në internet, njerëzit kanë zgjedhur datat më të papërshtatshme për të pasur ditëlindjen dhe lista vijon si më poshtë:
16 dhjetor
Sipas “Daily Mail”, njerëzit e kanë zgjedhur këtë datë, sepse lidhet me motin e ftohtë, sigurisht edhe Krishtlindjen, sepse njerëzit blejnë dhurata për të gjithë dhe janë pak ngushtë me paratë.
25 dhjetor
Të lindësh në një ditë me Krishtlindjen është kaq e papërshtatshme, sepse merr një dhuratë për të dyja festat, si dhe festa jote zbehet prej traditës së Krishtlindjes.
28 dhjetor
Sipas lashtësisë dhe kalendarit të krishterë, kjo është dita më e pafat e vitit, ndaj na vjen keq…
1 janar
Direkt pas Vitit të Ri, ku asnjë s’ka terezi të merret me ty!
29 shkurt
Ditëlindje dhe dhurata një herë në 4 vite? Tingëllon e tmerrshme, imagjino ta përjetosh.
1 prill
- Kur e ke ditëlindjen?
- Më 1 prill.
- Hë tani, mos u tall!
Ky dialog është historia e jetës së çdo personi që ka lindur më 1 prill!
14 nëntor
Kur të gjithë e dinë se ç’bënë prindërit e tu për Shën Valentin…