Pjesa më e madhe e rritjes personale që ndodh këtë muaj do të ndodhë në jetën private. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të menduar për jetën tuaj përpara se ngjarje të tjera të jetës të hyjnë në lojë për të vjedhur vëmendjen.
E para në listën e detyrave në këtë Vit të Ri është të zgjidhni çështjet financiare brenda katër ditëve nga Hëna e plotë në Gaforre më 6 janar. Ju mund të merrni një fluks parash pikërisht kur ju nevojiten më shumë. Nëse jeni të vetëpunësuar, tani mund të zgjidhni një klient të ri, fitimprurës, ose nëse punoni për të tjerët, të merrni një pozicion të ri mbresëlënës ose një rritje page.
Mërkuri është në prapavijë, një trend që filloi më 29 dhjetor dhe do të përfundojë kur Mërkuri të shkojë në pozicion normal më 18 janar. Kjo do të sjellë një fillim të qetë të vitit. Megjithatë, duhet të shtyni shpenzimet për gjëra elektronike. Gjithashtu shmangni nënshkrimin e një kontrate ose nisjen (ose hyrjen) në një sipërmarrje të re nëse është e mundur.
Si Shigjetar, jeni më të lumtur kur jeni duke paketuar valixhen dhe duke u nisur për një udhëtim, por nëse një udhëtim jashtë shtetit nuk është në plan, do të mjaftoheni me një të shkurtër.
Në aspektin romantik, këtë muaj mund të takoni dikë të ri në një udhëtim të shkurtër ose thjesht gjatë kryerjes së detyrave nëpër lagje; është gjithashtu e mundur që dashuria të vijë përmes një prezantimi të bërë nga vëllai ose kushëriri juaj.
Nëse jeni të lidhur, ka të ngjarë që personi i zemrës të jetë kryefjala e jetës suaj. Është e mundur partneri/ja të marrë një punë të re ose të fillojë një biznes.
Nëse keni një të dashur dhe jeni të fejuar, mund të planifikoni martesën.
Të gjitha gjërat po ecin në një drejtim më të mirë, i dashur Shigjetar. Do t'ju pëlqejë ndryshimi.
Fillimi i vitit 2023 mund të jetë mjaft magjik. Diçka e bukur do të arrijë kulmin në jetën romantike ose emocionale. Ju mund të fejoheni ose të martoheni, ose nëse shpresoni për një fëmijë, mund të zbuloni se jeni shtatzënë.
Në të njëjtën kohë, mund të përfundoni një projekt të rëndësishëm që do t’ju ndihmojë të bëni emër në fushën tuaj.
Kur bëhet fjalë për punën, keni bërë një përpjekje të fortë me pak ose aspak kohë për pushime. Ju keni punuar me këtë ritëm që kur Marsi hyri për herë të parë te Binjakët më 20 gusht. Do të lehtësoheni sapo Marsi të largohet nga Binjakët më 25 mars, datë kur më në fund do të jeni në gjendje të mbyllni këtë kapitull të mundimshëm.
Më 9 janar, mund të merrni një detyrë të re ose një pagesë të madhe për punën krijuese që keni bërë me shumë profesionalizëm. Fluksi i parave duhet të përmirësohet edhe më shumë pasi Urani të përfundojë periudhën e tij në prapavijë që filloi më 24 gusht dhe do të përfundojë më 22 janar.
Pas 18 janarit, ditës kur Mërkuri do të dalë nga prapavija, mund të prisni një ritëm më të shpejtë, dukshëm më produktiv se nëntori, dhjetori dhe fillimi i janari. 18 janari është data kur Dielli dhe Plutoni do të bashkohen në Bricjap - në këtë ditë, veprimet dhe fjalët tuaja do të kenë peshë dhe autoritet të veçantë.
Më 24 janar, fokusi do të jetë rritja e të ardhurave. Yjet janë në anën tuaj, ndaj vendosni synimet që doni për një burim të ri të të ardhurave.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.