Instagramming

Elhaida Dani reagon pas finales së DWTS

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2023

Elhaida Dani reagon pas finales së DWTS

Elhaida Dani, një nga konkurrentet më të forta të “Dancing with the stars” dhe e cilësuar shpesh si pretendentja kryesore për kupën e spektaklit, ka reaguar për herë të parë pas finales së garës së kërcimit, të cilën e fitoi Sara Hoxha.

Në një postim në Instagram, si një mbishkrim në foton ku shfaqet me partnerin në spektakël dhe në jetë, Ledianin, Elhaida shkruan:

“Faleminderit me zemër publikut! Faleminderit gjithsecilit që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm! Ju e dini kush jeni. Dashuri pafund.”

Elhaida Dani reagon pas finales së DWTS

Finalja e “Dancing with the stars” u shoqërua me polemika. Të shumtë qenë njerëzit që komentuan se Elhaida duhej të ishte fituesja, por publiku me vota me SMS favorizoi Sara Hoxhën.

Elhaida ishte një nga konkurrentet më të forta të DWTS, e cila arriti të emociononte publikun dhe jurinë me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme. Ndër të tjera, emri i saj u përfol së fundmi edhe për romancën me balerinin.

Artikuj të rekomanduar: