Për Luanin, asgjë në jetë nuk është e vështirë. Edhe pse viti mund të sjellë disa sfida, ju do të bëni më të mirën tuaj. Dëshira juaj për të qenë më të mirët dhe për të pasur më të mirën do t'ju bëjë që të keni përpjekjet më të përshtatshme. Vlerësoni momentet që keni në vend që të shqetësoheni për atë që nuk është me ju.
2023-shi është një vit mundësish. Horoskopi parashikon fillime kaotike për Luanin, por ju premton se në fund do të jeni të kënaqur. Horoskopi i Luanit për vitin 2023 duket shumë premtues për sa i përket dashurisë dhe marrëdhënieve.
Në mesin e vitit, shqetësimet në lidhje me karrierën mund t’ju shqetësojnë, por do t’i kaloni gjithsesi.
Jeta juaj ka ndryshuar në mënyra të panumërta në dy vitet e fundit Luan dhe 2023-shi nuk është ndryshe. Këtë vit, astrologët sugjerojnë që të përpiqeni t'i kushtoni vëmendje gjërave që dikur mendonit se nuk do t'i provonit kurrë për veten. Tregohuni të hapur për të ndërmarrë aventura të reja në fillim të vitit.
Luanët priren të jenë pak të turpshëm dhe egoistë, por është koha që ju të dëgjoni zemrën. Horoskopi parashikon që Afërdita do të përforcojë natyrshëm dëshirën tuaj për të shprehur ndjenjat ndaj dikujt të veçantë.
Dashuria
Horoskopi i dashurisë për Luanin është poztiv dhe ka shumë për të ofruar. Pa dyshim, dashuria dhe marrëdhënia janë një fushë që do të shkëlqejë më shumë për ju në vitin 2023 për shkak të ndikimit të fortë të Afërditës gjatë gjithë vitit.
Viti 2023 është veçanërisht i mirë për Luanët që duan t'i çojnë gjërat përpara. Dashuria dhe marrëdhëniet mund të kalojnë disa pengesa për shkak të Saturnit në tremujorin e parë të 2023. Mund të lindin mosmarrëveshje. Kështu, një këshillë për Luanët është që ata të mos sjellin të kaluarën e tyre nëpër biseda.
Çiftet e martuara duhet të jenë të kujdesshëm gjatë marsit 2023 pasi Mërkuri mund të shtojë debatet e panevojshme.
Nëse jeni beqar, mos u mbështesni te fati. “Hidhini” sytë te njerëzit që keni afër (në punë, në rrethin e miqve) para se të kaloni te takimet në internet. Tremujori i tretë i vitit është koha më e mirë për të krijuar një marrëdhënie të re. Sidoqoftë, përpiquni të shmangni kërkimin e një përgjigjeje të shpejtë ose të fortë dhe t'i merrni gjërat ngadalë, si për veten ashtu edhe për personin tjetër.
Karriera
Në fillim të vitit, problemet shëndetësore do të jenë të shumta dhe sigurisht që do të ndikojnë në qëllimet e karrierës apo studimit. Prandaj, këshillohet që të jeni të vëmendshëm ndaj shëndetit.
Durimi dhe këmbëngulja do t'ju bëjnë të arrini qëllimet tuaja profesionale këtë vit. Nëse kërkoni një ndryshim pune, qershori dhe korriku janë muajt kur mund të keni fat.
Koha më e mirë për zgjerimin e biznesit është tremujori i tretë i vitit kur Jupiteri do t'ju ndihmojë me ide inovative. Horoskopi beson fort se këtë vit duhet të zbatoni një ide biznesi në të cilën besoni vërtet.
Financat
nuk parashikohet ndryshim i madh në financa në tremujorin e parë të vitit për Luanin. Megjithatë, vazhdoni të bëni atë që po bëni pa pritur shumë për sa i përket fitimeve të para në tremujorin e parë.
Në tremujorin e dytë të 2023, do të frymëzoheni për të eksploruar mundësitë e investimit. Një vendim investimi i mirëinformuar i marrë gjatë kësaj periudhe do t'ju sjellë fitim në gjysmën e dytë të vitit. Gratë Luan duhet të frenojnë shpenzimet e tyre gjatë kësaj periudhe.
Tremujori i fundit ka të bëjë me shpenzimet që lidhen kryesisht me kohën e lirë për të cilat nuk do të pendoheni.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.