Të gjithë e dimë që për ju Peshoret, ekuilibri është sekreti i qetësisë. Ju sugjerojmë të qëndroni në të njëjtat ujëra, megjithëse në disa raste, me qëllim që të rriteni dhe të zhvilloheni, do të përballeni me disa ndryshime.
Rrugëtimi i planeteve do t’ju favorizojë për t’ju sjellë kënaqësi në jetën tuaj, por nga ana tjetër, mund të tundin me themele ekuilibrin që ju e doni kaq shumë. Disa prej jush do të çorientohen, disa të tjerë do të zhvillohen.
Në 3-mujorin e parë do të testoheni në disa situata. Për një periudhë kohore, mund të kërkoni edhe ndihmën e të tjerëve, duke lënë mënjanë natyrën tuaj egocentrike.
Shumë shpejt, një derë e re e cila do t’ju sjellë fat, mundësi dhe gjëra të mrekullueshme do të çelet, ndaj bëni durim!
Dashuria
Për Peshoret, viti 2023 sjell një periudhë të bukur për ju dhe partnerin/en. Në 4-mujorin e parë, ata që do të duan të hedhin një hap të ri me partnerin, do të kenë çdo mundësi për ta bërë këtë. Do të keni shansin të përjetoni një periudhë të qetë dhe të këndshme, si dhe do të planifikoni një udhëtim që do t’ju përmbushë shpirtërisht.
Njerëzit që kanë hasur disa problematika me partnerët, do të mund t’i zgjidhin në fillim të vitit, ndërsa për çështjet më të vështira, lërini hapësirë, pasi mund të gjejnë zgjidhje në 6-mujorin e dytë të 2023-it.
Për personat single, ky vit do t’ju sjellë shumë njohje të reja. Do të keni aq fat, sa do të njihni dikë special që në 3-mujorin e parë të këtij viti, sepse Afërdita ju jep të gjitha bekimet që ju duhen. Disa Peshore të tjera, do të kenë edhe më shumë fat, pasi mund të gjejnë personin me të cilin duan të kalojnë jetën.
Do të ketë edhe disa mundësi pajtimi me njerëz nga e shkuara juaj. Çfarëdo që të ndodhë, ju duhet të jeni sa më optimistë për veten dhe vlerat tuaja. Fundi i vitit mund të sjellë pak luhatje humori, por kujtohuni se është gjithçka kalimtare.
Karriera
Për ju, durimi është çelësi i suksesit, por këtë vit, durimi do të testohet. Profesionistët do të përballen me një luftë të vogël, por do të shohin shumë rezultate pozitive. Zgjedhjet dhe planet që keni bërë deri tani, do t’ju çojnë në nivele më të larta për një periudhë afatgjatë.
Gjatë kësaj kohe, mund të haseni me pak konfuzion dhe sfida të kalueshme, performancë jo aq të kënaqshme në punë, apo edhe mungesë energjie.
Nëse keni një biznes familjar, vini në zbatim veçoritë tuaja më të mira, pasi do të kuptoni se vendimet që merren me mençuri janë shumë të rëndësishme. Sigurohuni të jeni vizionarë dhe të shihni tablonë e madhe.
Rreth tremujorit të dytë të vitit, nëse keni plane për t’u bërë sipërmarrës, do të shihni dritën jeshile. Është një periudhë me shumë fat për sipërmarrësit e rinj.
Tremujori i fundit do ju sjellë pakënaqësi, pasi do të dilni pak nga trajektorja e caktuar. Jini vigjilentë për çdo gjë dhe me të gjithë, pasi njerëzit do të mundohen t’ju vendosin pengesa dhe barriera të shumta. Kujdesuni për veten dhe reputacionin tuaj, pa e vrarë mendjen se ç’mendojnë të tjerët.
Financat
A jeni gati për një tronditje? Që prej fillimin të vitit, ju do të përballeni me një rritje të ndjeshme dhe zhvillim. Financat do t’ju bëjnë të buzëqeshni dhe mund të jetë momenti i duhur për të bërë blerje të rëndësishme, apo për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Do të përjetoni një çlirim të madh sa herë do të shikoni llogarinë bankare. Por, në 3-mujorin e dytë, do të përballeni me një shkundje të vogël dhe do t’ju duhet të ndiqni disa këshilla.
Por, me disa veprime të zgjuara, do ia hidhni paq edhe kësaj here. Gjatë kësaj periudhe, pra në 3-mujorin e dytë, nuk ju sugjerojmë të bëni investime, pasi nuk do të jenë aq të frytshme sa mendoni. Por, sa i përket një ideje brilante që mund të keni, ia vlen të rrezikoni!
Artikuj të sugjeruar: