
Hailey Bieber u vetëdeklarua se është një "nepo baby", foli për këtë dhe u shfaq duke veshur një bluzë që shkruan pikërisht "nepo baby". E bëri të gjithën këtë, por nuk besojmë se i priste reagimet e njerëzve.
Nepo baby* - lidhet me termin “nepotizëm”dhe nënkupton që një person i famshëm, është fëmija i një personi edhe më të famshëm (ose jo). “Nepo babies” nuk kanë grupmoshë, pasi i përkasin çdo grupmoshe dhe profesioni (mjafton të kenë prindër të suksesshëm).
Modelja është e bija e aktorit Stephen Baldwin, por njerëzit nuk është se e kategorizuan te ky grup, pasi i ati i saj nuk është aq i famshëm sa për shembull Johnny Depp, ose Kate Moss.

Hailey shpesh është shprehur mbështetëse ndaj "nepo babies" dhe ka thënë se fëmijët që kanë privilegje të tilla, duhet të punojnë dyfish që t’i tregojnë botës se janë të aftë. Përpos intervistës, ajo zgjodhi të vishte edhe bluzën me mbishkrimin, por ja si reaguan njerëzit:
"Bluza "nepo baby" e Hailey Bieber nuk jep asgjë, sepse vetë ajo jep...asgjë. Ajo s'është mjaftueshëm personalitet që t'i japë kësaj shkrepje nga paparaci një moment viral. Ajo s'aktron e as këndon. Ajo hyn e del nga makinat me (veshje) YSL bezhë ose të zeza dhe ka një linjë për kujdesin e lëkurës". OUCH!
The Hailey Bieber nepo baby shirt picture gives nothing because she gives…nothing. She’s not personable enough to give this staged paparazzi shot for a viral moment any personality. She’s doesn’t act or sing. She gets in & out of cars in beige and black YSL & has a skincare line
— LOUIS (@LouisPisano) January 7, 2023
"Hailey Bieber është personi i fundit që më vjen në mendje kur kujtoj "Nepo Baby".
Hailey Bieber is the LAST person I think of when “Nepo Baby” comes to mind. Your daddy is one of the D list Balwins. pic.twitter.com/NPsK2vocGY
— yasir (@yasirworldwide) January 6, 2023
Pra, nuk qenka pjesë e ekipit
hailey bieber wearing the "nepo baby" shirt ? pic.twitter.com/hrrP6MzBSB
— sel ? fan account (@selskarmaa) January 7, 2023
"Këto janë nepo babies dhe për fatin tënd të keq, Hailey, nuk kualifikohesh", i bëri me dije dikush tjetër.
These are nepo-babies and unfortunately for you Hailey Bieber you don’t qualify. Your father isn’t even the famous Baldwin lmfao but we have a label for you as well it’s a called a FLOP since you wanna be included so badly. https://t.co/VTzj9PhHFL pic.twitter.com/wPgYt4Y4zg
— Tai? (@spillmez) January 6, 2023
Epo, njëzëri, interneti ra dakord se Hailey Bieber nuk është aq "nepo baby" sa mendon.
the fact that we all collectively agree that hailey bieber is the weakest link of the nepo babies????????
— ? (@F2FFLO) January 8, 2023
Artikuj të sugjeruar: