Celebrity

Ylli i ‘Vampire Diaries’ dhe partnerja e tij, sërish prindër

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2023

Ylli i ‘Vampire Diaries’ dhe partnerja e tij, sërish

Nikki Reed dhe Ian Somerhalder po zgjerojnë familjen e tyre.

Aktori i "Vampire Diaries" bëri publik lajmin emocionues në Instagram, duke postuar një foto të  Nikki-t duke mbajtur në krah vajzën e tyre 5-vjeçare, ku i dukej edhe barku i rrumbullakosur.

Ylli i ‘Vampire Diaries’ dhe partnerja e tij, sërish

"Gjithçka që kam dashur ndonjëherë që nga koha kur isha një djalë i ri ishte të kisha një familje të madhe," shkroi ai në mbishkrimin e fotos. “Faleminderit Nik që më dhe këtë dhuratë.”

Ata u bënë prindër në vitin 2017, pas ardhjes në jetë të vajzës Bodhi. Nikki dhe Ian u martuan në 2015-n, një vit pasi u lidhën.