Celebrity

Aktorja i kujton me nostalgji vitet ’90, kryesisht për ~kokainën~ (O.o)

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2023

Aktorja i kujton me nostalgji vitet ’90, kryesisht për
Photo Credits: CBS

Gwyneth Paltrow ka reflektuar mbi jetën në vitet 1990 – një dekadë që ajo thotë se ishte “e shkëlqyer”, sepse mund të konsumoje kokainë dhe të mos kapeshe. Sigurisht, fjalia, për të cilën ka patur edhe kritika, është thënë në kontekstin e shakasë.

Paltrow, tani 50 vjeç, u bë e famshme në vitet '90, falë roleve të hershme si Seven (1995) dhe Emma (1996) – apo filmave të luajtur në vitin 1998 si “Sliding Doors”, “Perfect Murder” dhe “Shakespeare in Love”, prodhime që i kanë dhënë aktores një sërë çmimesh.

Një vit më pas, ajo u shfaq gjithashtu në “The Talented Mr Ripley” së bashku me Matt Damon dhe Jude Law, përpara se të fillonte epokën e ardhshme me “The Royal Tenenbaums” (2001) dhe “Shallow Hal” (2001).

Jashtë ekranit, ajo ishte gjithashtu në titujt kryesorë të revistave për jetën e saj private dhe lidhjet me personazhe si Brad Pitt, nga 1995-1997, me të cilin edhe u fejua më vonë; apo Ben Affleck, nga 1997-1999, me të cilin u lidh pak pas përfundimit të filmit “Bounce”, ku ishin të dy protagonistë.

Këto ditë, ajo është e zënë me markën e saj të stilit të jetesës Goop, ndërkohë që është edhe mama e dy fëmijëve me ish-bashkëshortin Chris Martin.

Por kjo nuk e ndalon atë të kujtojë kohët e vjetra. Gwyneth u bë nostalgjike për periudhën e dekadave më parë në “The Late Late Show” me James Corden.

Corden e pyeti se si ishte të ishe “aq e famshme”, në një kohë kur nuk kishte rrjete sociale, asgjë.

Paltrow u përgjigj:

“Ishte e mrekullueshme. Domethënë, mund të pije kokainë dhe të mos kapeshe. Mund të ishe vetëm në një bar, të argëtoheshe, të kërceje mbi tavolinë, pa telefona, pa kamera.”

Burimi: Daily Mail