
Emily Ratajkowski vijon të mos ketë fat në dashuri, që pas divorcit nga Sebastian Bear-McClard, ndarjes nga Pete Davidson dhe disa takimeve tek-tuk me të tjerë artistë. Por, kush e ka fajin që ajo s’po bën më takime? Paparacët!
Në episodin e fundit të podkastit “High Low”, Emily shpjegoi se kohët e fundit nuk ka dalë nëpër takime romantike, sepse paparacët e ndjekin hap pas hapi!
“Sa herë shkoj në një takim, të gjithë e marrin vesh dhe kjo i vështirëson gjërat. Ka qenë shumë sfiduese përballja me këtë dhe e gjitha më ka shkaktuar ankth, pasi në shumë raste, jam ndjerë e turpëruar dhe sikur duhet t’u kërkoja ndjesë personave më të cilët kam dalë, pasi mendoja se po shkaktoja një skandal”, u shpreh modelja.
Por nga ana tjetër, Ratajkowski pranoi se marrëdhëniet e saj të fundit kanë qenë të ndërlikuara dhe afatshkurtra. Nejse, paparacë, lëreni Emily-n të qetë, se s'jua ka terezinë!
Artikuj të sugjeruar:
- Modelja shpërthen në kritika kundër Ellen DeGeneres, por pse?
- Krejt papritur dhe si pa të keq, Emily e hodhi një kunjë për djemtë me të cilët ka dalë
- Kaq e patën! Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski i japin fund romancës
- Të gjithë konfuzë! Emily fotografohet duke puthur një tjetër artist dhe jo, nuk është Pete!