Marc Anthony dhe Miss Universe i Paraguaj, Nadia Ferreira, u martuan më 28 janar 2023 sipas Hola!
Disa prej të ftuarve që morën pjesë në dasmën në Miami përfshinin David dhe Victoria Beckham, Salma Hayek, Lin-Manuel Miranda dhe Luis Fonsi. Romeo Santos, Maluma, Marco Antonio Solis dhe vëllai i Anthony, Bigram Zayas shërbyen si dëshmitarë.
Nusja 23-vjeçare kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Galia Lahav me “detaje të bukura dantelle dhe një bisht të gjatë dhe voluminoz”. Këngëtari i “Vivir Mi Vida” kishte veshur një kostum Christian Dior.
Në dasmë morën pjesë dy djemtë e Anthony, Cristian dhe Ryan, fëmijët që ai ka me ish-gruan, Dayanara Torres. Megjithatë, fëmijët e Anthony dhe Jennifer Lopez, binjakët Emme dhe Max munguan në dasmë sipas Hollywood Life. Kjo ka bërë që mediat të flasin për një marrëdhënie të krisur me këta të fundit dhe ndoshta edhe me J. Lo. Disa shkruajnë se "fëmijët lanë dasmën, për të qëndruar me Ben dhe J. Lo".
Kjo është martesa e katërt për 54-vjeçarin. Ai është martuar më parë me Dayanara Torres (2000-2004), me Jennifer Lopez (2004-2014), me Shannon de Lima (2014-2017) dhe tani me Nadia Ferreira-n.
Ata bënë publike lidhjen në vitin 2022 dhe dy muaj më vonë u fejuan në Miami.
Burimi: Yahoo, Style Caster