Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Peshorja dhe Akrepi

Peshorja

E dashur Peshore, shkurti është muaji i tranzicionit, ku shumë njerëz do të luajnë role të ndryshme në segmente dhe aspekte të ndryshme të jetës tënde.

Më 5 shkurt, Hëna e plotë e drejton të gjithë vëmendjen tënde në miqësitë që ke krijuar, por na lejo të të themi se do të ketë 2 anë medaljeje të kësaj hëne: Urani mund të sjellë problematika me një mik dhe këto sfida do të lidhen me paratë dhe në këtë pikë, nëse nuk do që t’i japësh një borxh të majmë mikut, tregohu i/e sinqertë, si dhe aspektin pozitiv, atë të një situate të këndshme mes të dashurve të tu.

Nëse i ke dhënë borxh dikujt, ki parasysh që ndoshta këto para nuk do t’i marrësh së shpejti, ndoshta nuk do t’i marrësh fare, ndaj menaxho të ardhurat aktuale. Le të shërbejë kjo ngjarje si një mësim që nuk duhet t’i ngatërrosh paratë me miqtë. Gjithsesi, mos i humb shpresat, pasi Urani të sjell të papritura kur ti as nuk e mendon.

Kemi edhe lajme të mira: Marsi do të mundësojë disa takime me miq të vjetër. Nëse ke planifikuar një udhëtim në ose pas datës 5 shkurt, mund të të themi se do të jetë super eksperiencë. Në datën 7, Afërdita do të bashkëpunojë me Uranin për të të mundësuar një ditë fantastike me partnerin/en, klientë potencialë, apo një intervistë pune. Do të jesh personi më sharmant në dhomë, ndaj shfrytëzoje sa më mirë këtë shans.

Më 14 shkurt, do të jesh kampioni/ja e Shën Valentinit! Kjo ditë do të përcaktojë marrëdhënien tënde dhe hapat që synon të marrësh. Sigurisht, edhe kjo ka anë të mira dhe të këqija. Nëse ke një marrëdhënie serioze, mund të vijë shumë shpejt fejesa apo martesa dhe kjo, falë kombinimit të Diellit me Saturnit, të cilët të japin maturinë e duhur për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Saturni të motivon të shohësh një tablo më të gjerë dhe të planifikosh në një prizëm më afatgjatë.

Por, nëse marrëdhënia jote është hasur me sfida, sërish do të jesh më i/e qartë në ndjesitë e tua. E vërteta mund të jetë mizore, por është më mirë t’i japësh fund nëse nuk ke ndjesitë më të bukura, sesa ta zvarrisësh kot marrëdhënien. Mos harro: Kur një derë mbyllet, hapet menjëherë një tjetër.
 
Nëse po punon në një projekt artistik, mund të gjesh frymëzimin dhe kreativitetin e kërkuar dhe na beso, do të dorëzosh një projekt fenomenal. Sërish, edhe për këtë, falendero Saturnin që të motivon të punosh shumë dhe të krenohesh me punë tënde.

Në 16 shkurt, Dielli shkon në Ujor dhe kjo lëvizje do të reflektohet në jetën tënde sentimentale. Nëse je beqar/e mund të ndiesh pak frustrim dhe të duash të ndërtosh një marrëdhënie solide me dikë, por mos u nxito. Në vend të kësaj, dil dhe argëtohu.

Nëse po planifikon një darkë po një udhëtim romantik me personin e zemrës, 17 shkurti është data perfekte, pasi Mërkuri kombinon energjinë positive dhe fatin, për të të bërë të lumtur.

Më pas, më 19 shkurt, Hëna e re mbërrin te Peshqit, çka do të thotë se projekte të reja fantastike dhe shumë imagjinatë do të shfaqen si me magji në karrierën tënde. Një punë e re ose ngritje në detyrë duket në horizont dhe kjo do të thotë: më shumë përgjegjësi, më shumë para, si dhe aftësi të reja. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe do të marrësh të gjitha meritat që të takojnë për punët dhe përkushtimin tënd.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Peshorja dhe Akrepi

Akrepi

Fluksi i këtij muaji është i çmendur dhe universi do të të dërgojë disa sinjale të ngatërruara. Kur vjen puna për të pranuar një sfidë të re, ti e ke kurajon, por edhe i shmangesh shpejt përkushtimit. Mendo për frytet dhe qëndro pozitiv!

Në aspektin e karrierës, mund të përballesh me disa situata jo fort të këndshme, duke marrë parasysh që dikush në punë mund të jetë duke marrë meritat për një projekt që e ke bërë ti. Por, Marsi, planeti yt, të ndihmon dhe të ruan nga gjithçka, ndaj kujdeset shumë, sidomos në aspektin e parave. Më shumë avantazhe, para dhe bonuese do të rezervohen për ty gjatë këtij muaji.

Falë Saturnit në Ujor, do të të ofrohet një mundësi e re pune, të cilën ti stepesh ta pranosh. Nëse puna të ofron mundësi udhëtimi dhe ti je i/e zënë me familjen apo fëmijët, ndoshta duhet ta rimendosh shansin e dhënë.

Nëse ditëlindja jote është në 6 nëntor, plus, minus 5 ditë, apo nëse ke ashendent Akrep, do të ndjesh efektet e Hënës së re në Luan, më shumë se kushdo tjetër. Mbaj parasysh që Jupiteri po të sjell disa mrekulli të vogla, duke u kujdesur për pozicionin tënd në karrierë.

Në aspektin financiar, mund të bëhesh merak për shpejtësinë me të cilën lekët të kanë ikur nga duart kohët e fundit. E dimë që je munduar ta ndalosh të gjithë këtë rrjedhje, por shumë ndryshime që kanë ndodhur rishtazi në jetën tënde, kanë pasur nevojë për investime të shumta. Lajmi i mirë është se Marsi do të të ndihmojë të rikuperosh paratë dhe të rikthehesh sërish në pozicionin e mëparshëm.

Le të flasim për 14 shkurtin tani!

Nëse viti të ka gjetur pa partner, do të kesh shumë mundësi ta ndryshosh këtë. Me shumë gjasa ia ke vënë syrin një personi interesant dhe tërheqës, ndaj shumë shpejt do të përfshihesh në vorbullën e dashurisë. Disa Akrepë mund të bëhen prindër gjatë kësaj periudhe, ndaj është koha t’i përkushtoheni familjes dhe dashurisë.

Por, gjatë këtij muaji, universi do t’ju sjellë disa rebuse që kërkojnë nerva për t’u zgjidhur. Se si do të shkojnë ngjarjet, kjo do të të takojë vetëm ty.

Më 15 shkurt, do të përjetosh një ditë magjike, sepse Afërdita, planeti i dashurisë do të hyjë te Peshqit, për të të dhuruar dashuri pa kushte dhe shumë përkëdhelje.

Një ditë më vonë, Saturni bashkëpunon me Diellin dhe kjo do të sjellë një situatë emergjente në shtëpi. Mund të përballesh me një problem të papritur me orenditë shtëpiake dhe patjetër, duhet të marrësh masa të menjëhershme.

Situata me emergjencat do të ndryshojë më 19 shkurt, kur një dashuri e re dhe e vërtetë do të dalë në sipërfaqe. Kjo datë të përgatit për një kapitull të ri që do të të ndryshojë jetën. Një fëmijë, arritje të mëdha dhe zhvillim në aspekte të ndryshme të jetës dhe shumë të reja, pritet të vijnë për ty në muajt në vijim.

Gjatë kësaj kohe, një projekt i ri, kreativ do të të prezantohet, ndaj merre seriozisht dhe puno për të. Njëkohësisht, do të përballesh dhe me një dëshirë të madhe për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe për të ndryshuar stilin. Gjej elementet që të përshtaten dhe jepi! Do të dukesh yll!