Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Ujori dhe Peshqit

Ujori

E dimë, këto dy vitet e fundit s’e ke pasur aspak të lehtë, pasi ke përjetuar ndryshime të mëdha. Edhe këtë muaj, Saturni të ndihmon të përqendrohesh në synimet e tua, të cilat mund të lidhen me dashurinë, apo me arsimin. Por, megjithë vështirësitë, hidhi sytë në 2020-ën. Sa shumë qëllime ke arritur?

Saturni të shtyn në bësh një hap të madh, por gjatë gjithë kohës, tik e hasur vështirësi, pasi ke përjetuar disa eklipse dhe shumë ndryshime. Por, efektet e tyre janë zbehur dhe shumë shpejt, do të shohësh dritë në fund të tunelit, pasi shkurti është i mbushur me veprime dhe produktivitet.

Falë ndikimit të Mërkurit, i cili do të jetë në pozicion të favorshëm më 6 shkurt, do të marrësh drejtimin e duhur dhe do të përjetosh një situatë mjaft të qëndrueshme. Gjithashtu, edhe Hëna e plotë në Luan të ndihmon të ndërmarrësh veprimet e duhura karshi dashurisë dhe karrierës.

Nëse po del me dikë dhe e ke seriozisht, do të vendosësh nëse ky person i përket edhe të ardhmes. Nëse nuk je në një marrëdhënie që të fal lumturi, do të gjesh kurajon të largohesh dhe ta hedhësh pas.

Por, kjo Hënë e plotë mund të ndikojë edhe në biznes dhe karrierë. Do të paraqitesh nëpër intervista të ndryshme pune, si dhe mund të krijosh partneritet dhe bashkëpunime goxha interesante dhe fitimprurëse. Mund të bashkëpunosh me një avokat, publicist, apo me dikë në profesione të ngjashme.

Urani do të të sjellë disa situate të papritura, duke të testuar dhe situatat mund të përfshijnë: dashurinë, familjen, pajisjet teknologjike.

Ndërkohë, 14 shkurti të sjell dy aspekte: një sfidues, ku mund të hasesh me disa probleme shëndetësore dhe me një koment të papërshtatshëm dhe lëndues nga një person që ti e vlerëson shumë. Këshilla jonë? Merre parasysh komentin, por mos e lejo të përcaktojë personalitetin tënd.
Kemi dhe aspektin e mirë: Afërdita e qejfit, luksit dhe dashurisë do të takohet me Neptunin, i cili e çon lidhjen dhe marrëdhënien tënde në një tjetër nivel. Nëse këtë Shën Valentin nuk ke një partner, mos hezito ta llastosh veten me një dhuratë.

Hëna e re e 19 shkurtit të sjell një mundësi të re për financat e tua. Është çasti i duhur për të kërkuar një rritje page, apo për të marrë në dorë një projekt të ri që do të të sjellë më shumë para. Duke qenë se Saturni do të jetë më pranë diellit, kompania ku ti punon “do ta lëshojë sadopak dorën”, por jo në shifrën që ti pret.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2023: Ujori dhe Peshqit

Peshqit

Ndërkohë që i afrohemi ditëlindjes tënde, gjithnjë e më shumë ti po tregon maturi në jetën tënde dhe në raport me ata që të rrethojnë. Je gati për më shumë përgjegjësi, në mënyrë që të arrish në nivele të tjera. Këto mundësi do të arrijnë shumë shpejt, ndaj qëndro i/e përgatitur.

Ky muaj dhe Hëna e re të bën të mendosh për nisjen e biznesit tënd. Ka kaq shumë mundësi fantastike, të cilat i përshtaten karakterit dhe dëshirave të tua. Blerja e një shtëpie, martesa, një fëmijë, publikimi i një libri; këto e shumë ëndrra të tjera mund të realizohen gjatë kësaj kohe. Kjo Hënë e re është vendimtare në jetën tënde, ndaj shfrytëzoje në maksimum.

Nëse ke lindur në shkurt, do të ndikohesh shumë nga Saturni, i cili do të të lodhë më shumë se zakonisht. Gjatë këtij muaji, kujdesu që të flesh mirë, të ushqehesh dhe të ndjekësh një rutinë më të shëndetshme.

Ndërkohë, data 5 shkurt mund të të sjellë një projekt të ri, fitimprurës. Megjithëse, Urani ngatërrestar do të të sjellë ca vonesa në takime, ndonjë shtyrje fluturimi, apo edhe ndonjë keqkuptim të vogël. Gjatë kësaj kohe, bëj kujdes që të mos firmosësh kontrata, pasi nuk është çasti më i mirë. Koha më e mirë, është pas 12 ditësh, ku mundësi të arta të presin, si dhe një bashkëpunim shumë i mirë.

Tani, është momenti i dashurisë! 14 shkurti të sjell një shumë argëtim dhe dashuri, si dhe gjatë kësaj periudhe do të duash të ndryshosh flokët, të provosh teknika të reja makeup-i, apo stil tjetër veshjeje. Më pas, më 15 shkurt, Afërdita shkon te Peshqit dhe personi yt i zemrës do të të shprehë dashurinë në mënyrën më të ngrohtë dhe romantike.

Planifiko diçka speciale dhe mendo për dëshirat e partnerit/es. Nëse je beqar/e dhe kohët e fundit je lënduar nga një ndarje, kujdesu për veten, porosit një buqetë me lule dhe dil me miqtë e tu beqarë.

Shkurti është i zënë, ndaj data 16 nuk rezervon shumë surpriza. Falë bashkëveprimit të Saturnit dhe Diellit në Ujor, do të kesh pak energji dhe vetëbesim të ulët. Nëse dikush të lëndon me fjalë të rënda, mos lejo që fjalët të depërtojnë në mendjen tënde.

Këtë muaj, do të kesh një takim të rëndësishëm dhe do shkojë shumë mirë. Ndërkohë, mos harro t’i kushtosh vëmendje shëndetit, gjumit dhe shëndetit mendor. Përgjegjësi të reja do të të besohen, ndaj duhet të jesh në top formë.