Celebrity

Dy javë pas dasmës, Marc Anthony dhe modelja 23-vjeçare, në pritje të një fëmije

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2023

Dy javë pas dasmës, Marc Anthony dhe modelja 23-vjeçare,
NADIA FERREIRA/INSTAGRAM; OMAR VEGA/FILMMAGIC

Pas kurorëzimit të dashurisë së tyre në një dasmë madhështore, Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja 23-vjeçare, Nadia Ferreira, ndanë lajmin se janë në pritje të një fëmije.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nadia Ferreira (@nadiatferreira)

Çifti postoi një foto në Instagram, ku shihet barku i rrumbullakosur i modeles. Në mbishkrimin e fotos shkruhet: “Dhurata më e bukur për Shën Valentin! Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh në jetët tona”.

Marc dhe Nadia u martuan në një ceremoni mjaft të bukur në muzeun e artit “Pérez” në Miami, më 28 janar të këtij viti. Për Nadia-n ky është fëmija i parë, ndërsa për këngëtarin, i shtati.

Marc Anthony është gjithashtu babai i 6 fëmijëve të tjerë:  

I binjakëve Max dhe Emme (14 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me J.Lo;

I Cristian Marcus (22 vjeç) dhe Ryan Adrian Muñiz (19 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Dayanara Torres.

I Ariana (28 vjeç) dhe Chase (27 vjeç), për të ciët bashkëprindëron me Debbie Rosado.

Artikuj të sugjeruar: