
Lidhja e Harry Styles me regjisoren dhe aktoren Olivia Wilde mund të ketë marrë fund njëherë e mirë (të paktën për tani), sepse sipas burimeve për “The Mirror”, Harry ka një të dashur të re.
“Harry po del me dikë dhe po bën ç’është e mundur që ta mbajë identitetin e saj sekret, pas gjithë zërave që qarkullojnë për marrëdhënien e tij me Olivia-n. Por, i gjithë rrethi i tij i ngushtë e di për romancën. Edhe pse është në ditët e para, gjërat po shkojnë shumë mirë”, theksoi burimi.
Qartazi, Harry ka bërë një punë shumë të mirë, sepse askush nuk ka as më të voglën ide se kush mund të jetë vajza në fjalë. Ndërsa për sa i përket marrëdhënies së tij me Wilde, ata mbeten miq të mirë dhe regjisorja e “Don’t Worry Darling” është përqendruar te fëmijët e saj dhe bashkëpindërimi me ish-bashkëshortin, Jason Sudeikis.
Me pak fjalë, të gjithë janë të zënë duke bërë gjërat e tyre. Nejse, ne tani jemi të zënë duke gjetur kush është kjo e dashura e re e Harry-t dhe sapo ta marrim vesh, do të rikthehemi për ta ndarë me ty.
Artikuj të sugjeruar:
- Duhet ta shihni Harry Styles që konsumon një pije, por në vend të gotës, përdor atleten!
- Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry Styles
- Taylor Swift është ish-i mbështetës që duam në jetë
- Ups! Harry Styles i grisen pantallonat para Jennifer Aniston
- Si është marrëdhënia e Harry Styles dhe Olivia Wilde pas ndarjes?
- Harry Styles dhe Olivia Wilde ndahen pas dy vitesh lidhje