
Në një botë ku s’dimë më ç’po ndodh, qarkullojnë zëra se reperi Tyga është lidhur me Avril Lavigne, këngëtaren e epokës sonë më të ndritur.
Ata janë parë disa herë bashkë dhe së fundmi, kanë shkuar po prapë bashkë në festën e Leonardo DiCaprio, në Paris.

Lavigne, 38 vjeç, sapo është ndarë me të fejuarin e saj Mod Sun, emri i vërtetë e së cilit është Derek Ryan Smith. Ata u ndanë një vit pasi Mod Sun i propozoi këngëtares. Lajmi u bë i ditur një ditë pasi Avril dhe Tyga u panë duke darkuar së bashku në restorantin e famshëm “Nobu”.

Prej disa ditësh këto thashetheme po bëjnë namin dhe me thënë të drejtën, as Avril dhe as Tyga sikur s’po bëjnë gjë për t’i ndaluar, përkundrazi, po i ndezin edhe më shumë.
Artikuj të sugjeruar: