
Njerëzit në Instagramin e Anabel, na treguan se kanë të afërm pranë vetes që i kopjojnë vazhdimisht, si shoqja e ngushtë, koleget, kunatat etj.
Duke e konsideruar si pak më të rëndësishme marrëdhënien me shoqen e ngushtë, le të diskutojmë pak për këtë të fundit. Pse po ju kopjon ajo? Apo kështu ju duket juve? Si të veproni në të tilla raste?
Së pari, është e rëndësishme të reflektoni mbi sjelljet dhe veprimtaritë që bëni bashkë, si dhe marrëdhënien që keni me njëra-tjetrën. Ju, ndoshta, në mënyrë të pavetëdijshme keni ndikuar tek ajo aq shumë, sa edhe ajo (në mënyrë po aq të pavetëdijshme) ka marrë shprehitë tuaja dhe duket se ju "kopjon".
Nëse mendoni se situata është shqetësuese, mund të komunikoni me miken tuaj të ngushtë, të vendosni kufij apo të bëni ndryshime të caktuara në mënyrën si silleni me të.
Nga ana tjetër, askush më mirë se ju nuk e di marrëdhënien tuaj - prandaj me siguri e dini tashmë nëse bëhet fjalë për diçka të pafajshme e të pavetëdijshme apo për ndonjë tip "fiksimi të fshehtë" që ajo mund të ketë me ju.
Sido që të jetë, nëse kjo gjë ju bezdis - askush nuk ju detyron të vazhdoni të qëndroni në një marrëdhënie që ju vë në siklet dhe ekziston gjithnjë mundësia për ballafaqim.