Karriera

5+ platforma ku mund ta bëni CV-në tuaj të duket sa më profesionale

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2023

5+ platforma ku mund ta bëni CV-në tuaj të duket sa më

CV-ja është “fytyra” jonë kur aplikojmë për punë dhe nuk janë të rralla rastet kur sado të kualifikuar mund të jemi për një pozicion të caktuar pune, një CV e prezantuar jo mirë mund të na prishë punë. Prandaj, ndiqni në vijim një listë me platforma ku mund të krijoni CV-në tuaj.

Canva - ofron modele të ndryshme dhe opsione personalizimi për të krijuar një CV tërheqëse vizualisht.

VisualCV - ofron një sërë modelesh për t'ju ndihmuar të krijoni një CV profesionale.

Zety - ofron një gamë të gjerë modelesh CV të personalizuara me fokus nxjerrjen në pah të aftësive dhe arritjeve.

Novoresume – mund të krijoni CV-në duke përdorur disa opsione të ndryshme.

Resume.com - ofron një sërë modelesh moderne dhe profesionale që mund të personalizohen për të krijuar një CV që spikat.

Opsione të tjera: Microsoft Word dhe Google Docs.