
Emily Ratajkowski po tregon gjithnjë e më shumë rreth ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear McClard, me të cilin ka edhe një djalë 2-vjeçar, Sylvester.
“Nuk kisha kurajo të largohesha për një kohë të gjatë. Isha shumë e palumtur. Isha rreth 45 kilogramë, kisha lindur një fëmijë, isha shumë e dobët sepse nuk isha okay. Para se të largohesha nga ajo martesë, provova gjithçka që të kuroja veten. Mora antidepresantë. Isha e sigurt që kishte diçka që nuk shkonte me mua”, tha modelja.
Ajo shtoi:
“Mendoj se ajo që kam mësuar nga kjo ngjarje është se duhet t’i besosh instinktet e tua. Gaslighting është i vërtetë”.
Emily foli edhe për mënyrën se si gratë binden nga media që të gjejnë një partner. “Çdo pjesëz që ne konsumojmë nga media që prej sekondës që lindim është praktikisht, ideja e gjetjes së një partneri që na plotëson dhe na vlerëson. Mendoj se edhe unë isha pjesë e kësaj, plus, sapo isha bërë nënë dhe doja shumë të kisha familje, ndaj ishte shumë e vështirë që të largohesha”, tha ajo, duke shtuar se ndodhën një pafundësi gjërash që e çuan në vendimin për t’u divorcuar.
Gjithashtu, dha edhe një mesazh për gratë: “Duh, burrat janë plehra, vajza! Nuk ka rëndësi kush je apo sa perfekte je. Një këshillë që do t’u jepja grave që duan të ndahen, është se do të çuditen se sa më e thjeshtë do të jetë jeta pas ndarjes. Unë s’e kuptoja se sa e rëndësishme ishte të rikthehesha te vetja, sa i bukur ishte momenti kur shihja botën, kuptoja gjërat, instinktet e mia”.
Që prej ndarjes së famshme në vitin 2022, Emily është përfolur për lidhje me Brat Pitt, DJ Orazio Rispo, si dhe komedianët Pete Davidson dhe Eric Andre.
Artikuj të sugjeruar:
- “Nuk është i trishtë”: Emily Ratajkowski flet për divorcin dhe tregon se ende e ka unazën e martesës
- Nëse nuk e keni parë më Emily-n duke dalë nëpër takime, fajësoni paparacët
- Krejt papritur dhe si pa të keq, Emily e hodhi një kunjë për djemtë me të cilët ka dalë
- Kaq e patën! Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski i japin fund romancës
- Të gjithë konfuzë! Emily fotografohet duke puthur një tjetër artist dhe jo, nuk është Pete!