
Oscars 2023 do të nisë së shpejti dhe këtu keni gjithçka që duhet të dini për ceremoninë e këtij viti.
Ku mund ta shihni?
Disa opsione ku mund të ndiqni ceremoninë e këtij viti janë: ABC.com, Hulu Live TV, YouTube TV, FuboTV, AT&T TV etj.
Kur fillon?
Ceremonia e Oscars 2023 fillon në 13 mars, në orën 1 të mëngjesit (me orën e Shqipërisë).
Kush prezanton këtë vit?
Jimmy Kimmel është rikthyer për herë të tretë në natën e Oscars.
Po tjetër?
Glenn Close, Samuel L. Jackson, John Travolta, Harrison Ford, Salma Hayek Pinault, Florence Pugh, Sigourney Weaver, Kate Hudson, Antonio Banderas, Andrew Garfield dhe Melissa McCarthy janë konfirmuar si prezantues të këtij viti, megjithëse mund të ketë disa surpriza.
Gjithashtu janë konfirmuar dhe disa emra të tjerë si: Ariana DeBose, Halle Berry, Nicole Kidman, Jessica Chastain, Riz Ahmed, Jennifer Connelly, Emily Blunt, Dwayne Johnson, Janelle Monáe, Halle Bailey, John Cho, Cara Delevingne, Eva Longoria, Zoë Saldaña etj.
Kush do të performojë në Oscars 2023?
Deri tani, është konfirmuar Rihanna.
Më 23 shkurt, të gjithë mësuan se kënga e saj e nominuar për Oscar "Lift Me Up" nga Black Panther: Wakanda Forever do të jetë pjesë e ceremonisë së këtij viti.
Lenny Kravitz do të performojë gjatë segmentit "In Memoriam" të këtij viti.