Celebrity

Deklaratat e DJ Diplo për seksualitetin e tij janë kaq konfuzuese! 

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2023

Deklaratat e DJ Diplo për seksualitetin e tij janë kaq
Photo Credits: emrata-Tiktok/diplo-Instagram

Diplo thotë se nuk dëshiron ta përcaktojë seksualitetin e tij, por ai “nuk është ‘jo gay’”.

DJ 44-vjeçar në një bisedë me Emily Ratajkowski në podcast-in e saj “High Low”, tha se nuk është “eksituar ndonjëherë aq shumë nga burrat”, por është “i sigurt, se një burrë i ka bërë seks oral kohë më parë”.

Ishte modelja ajo që ngriti temën e orientimit të tij seksual, duke thënë:

“Duhet të flasim për atë që më the mbrëmë”, ku mesa duket Diplo e ka përshkruar veten si një “homoseksual i vogël”.

DJ, i cili më parë ka qenë në lidhje me Katy Perry-n dhe reperen M.I.A., më parë ka postuar në Twitter se maskuliniteti është një “burg” dhe se ai ishte “vetëm gjysmë homoseksual”.

Më vonë gjatë intervistës Diplo tha se ai  “nuk dëshiron ta përcaktojë seksualitetin e tij” dhe e përshkroi veten si një “djalë të gjallë, përtej gjinisë”.

“Kam provuar shumë seksin oral. Por të të bëjnë seks oral nuk është dhe aq homoseksuale, mendoj. Them se përgjigjja më e mirë që kam është se nuk jam homoseksual. Ka disa djem me të cilët do dilja, gjithsesi.”

Ai foli pak edhe për evolimin e kulturave ndër vite:

“Kemi patur fëmijë homoseksualë në shkollë apo kushërinj, por ishte ndryshe nga tani. Mendoja se ishte e çuditshme të jesh homoseksual.”

Diplo mund të mos jetë i qartë për seksualitetin e tij dhe deklaratat të jenë disi të çuditshme, por ai është shumë i qartë kur bëhet fjalë për suksesin në karrierë.

Fituesi i 3 çmimeve Grammy ishte edhe këtë vit i nominuar për “Muzikën më të Mirë Dance/Elektronike”, çmim të cilin e mori Beyonce.

Pas lajmit, një video qarkullonte në rrjet ku dukej se DJ thoshte: “Ajo [Beyonce] e bleu çmimin”, por 44-vjeçari përgënjeshtroi zërat dhe tha se nuk mendonte që meritonte ta fitonte çmimin para këngëtares.