
Në një postim në Instagram, Romeo Veshaj lajmëroi fillimin e sezonit të dytë të "Më lër të flas", por me një ndryshim të rëndësishëm. Kësaj radhe, programin do ta drejtojë vetëm Romeo.
"Zonja dhe zotërinj, 'Më lër të flas' do të nisë së shpejti. Do të jemi bashkë këtë sezon, sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Pra, 'Më lër të flas', vetëm me mua, Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjisor", tha Romeo në videon e publikuar.
Vieë this post on Instagram
Nisur nga komentet, duket se njerëzve nuk u ka pëlqyer shumë ky ndryshim.
"Pa Donaldin mos dil në skenë. Ose të dy, ose asnjëri", shkruan dikush.
Të tjerë pyesin Donaldin: 'Ku je?'; ka nga ata që dyshojnë se "Treshat" (Bora, Donaldi, Romeo) mund të kthehen prapë dhe nuk mungojnë as njerëzit që dyshojnë se Donaldi mund të rifutet në Big Brother.