
Bad Bunny publikoi këngën e re “Coco Chanel” dhe njerëzit vunë re se ndoshta këngëtari latin i ka hedhur ca kunja ish-it të Kendall, Devin Booker. Si ndodhi?
Zërat nisën nga ky varg: “But the Puerto Rico’s sun is hotter than the one in Phoenix” (“Dielli i Puerto Rico-s është më i nxehtë se ai i Phoenix”) dhe nuk është e vështirë ta kuptosh referencën: Bad Bunny është nga Puerto Rico dhe ylli i NBA nga Phoenix.
Në një tjetër varg, ai këndon: “Akrepët janë të rrezikshëm” (Pooo, e dimëëë!). Shenja e horoskopit të Kendall? Akrep!
Pra, kemi një kunjë të vockël karshi Booker, i cili ka dalë me Kendall për rreth 2 vite, derisa u ndanë në tetor të 2022-shit. Por, edhe basketbollisti nuk e la me kaq, por e komentoi kunjën përmes një komenti në Instagram, në të cilin shkroi: “Sërish, ai (Bad Bunny) po shqetësohet për një burrë tjetër”.

Menjëherë, njerëzit e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe sigurisht, nisën me postimet:
"Devin Booker është kaq i famshëm sa jeton falas në mendjen e Bad Bunny", shkroi dikush.
Devin Booker is so famous that he lives rent free in Bad Bunny’s head ?
— Sandra (@sandraacxo) March 17, 2023
"Devin Booker duke parë që Kendall po del ma Bad Bunny-n, por edhe diss-in e tij", tha një tjetër person.
Devin Booker not only seeing Kendall date Bad Bunny but being dissed by Bad Bunny for it too pic.twitter.com/geC0jMMbSc
— NBA Memes (@NBAMemes) March 17, 2023
Për sa i përket Kendall, burimet thanë për “ET” se modelja 27-vjeçare po e përballon shumë mirë ndarjen nga Booker dhe se për momentin po “përqendrohet te vetja, puna, familja, miqtë dhe po kalon kohën me yllin latin, Bad Bunny”.
Ndonëse ata po i marrin gjërat ngadalë, nuk kanë munguar takimet dhe puthjet mes të dyve, duke ndezur kështu qindra postime dhe reagime në internet.
Artikuj të sugjeruar:
- Praa, thuhet Kendall Jenner ka filluar ta ketë pak si shumë qejf Bad Bunny-n
- Jenna Ortega në një lidhje me ish-in e Kendall Jenner?! Fotoja që po bën lëmsh rrjetin
- Edhe pse Kendall & Bad Bunny vijojnë të takohen dhe puthen, interneti nuk po i aprovon si çift
- Kendall & Bad Bunny: Ç'thuhet për raportin e tyre?
- Tani që Bad Bunny ‘hyri në lojë’, ish-i i Kendall Jenner vendos të reagojë (disi) kështu!
- Gjërat janë më serioze se sa mendonim: Bad Bunny dhe Kendall, sërish bashkë
- Çfarë?! Sipas zërave, ky artist mund të jetë i dashuri i ri i Kendall Jenner