Celebrity

Që nga Monica Bellucci e deri tek tatuazhi i Travis, Kourtney tregon detajet e fustanit të nusërisë

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2023

Që nga Monica Bellucci e deri tek tatuazhi i Travis, Kourtney tregon
kourtneykardash/Instagram

Kourtney Kardashian u martua në Itali me bashkëshortin e saj, Travis Barker, në një fustan të bardhë të krijuar nga “Dolce & Gabbana”. Ndërsa dje, tregoi se fustani i saj u frymëzua nga një set fotografik të Helmut Newton, ku si modele ishte Monica Bellucci dora vetë. Fushata u krijua në vitet ’90 për “Blumarine”.

Që nga Monica Bellucci e deri tek tatuazhi i Travis, Kourtney tregon
Blumarine

Por, sigurisht, fushata nuk ishte e vetmja muzë. Kourt rrëfeu se një tjetër frymëzim lidhej me momentin kur ajo dhe Travis panë videon e “November Rain” nga Guns N’ Roses, një natë para fejesës dhe i thanë njëri-tjetrit se fustani i shkurtër në video duhej të rikrijohej në dasmën e tyre.

Që nga Monica Bellucci e deri tek tatuazhi i Travis, Kourtney tregon
Twitter

Një tjetër frymëzim? Vetë Portofino, me energjinë dhe të gjithë pamjen, luajti rolin e vet në krijimin e fustanit.

Më pas, “Dolce & Gabbana” sugjeroi që tatuazhi i Shën Mërisë, që Travis ka në kokë, duhet të ishte po ashtu pjesë e fustanit, menjëherë tingëlloi si diçka shumë speciale për çiftin. Nisur edhe nga kuptimi i tatuazhit, i cili lidhet me familjen, besnikërinë dhe respektin reciprok, sigurisht, duhet të ishte në fustan.

Që nga Monica Bellucci e deri tek tatuazhi i Travis, Kourtney tregon
Instagram

Pra, me pak fjalë, gjithë këto muza krijuan një fustan fantastik dhe pavarësisht komenteve të shumta, Kourt ishte mëse e kënaqur me përfundimin.

Kourtney dhe Travis u martuan në maj të vitit të kaluar, pasi u fejuan në vitin 2021. Dasma e tyre në Portofino, Itali, u sponsorizua nga "Dolce & Gabbana".

Artikuj të sugjeruar: