Showbiz dhe TV

Bora Zemani flet për 'operacionet plastike' dhe ndërhyrjet estetike

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2023

Bora Zemani flet për 'operacionet plastike' dhe ndërhyrjet
Photo Credits: @borazemani/ Instagram

Në një "pyetje-përgjigje" në Instagram nga Bora Zemani, nuk munguan pyetjet për operacionet dhe ndërhyrjet estetike.

Dikush e pyet Borën nëse ka "bërë ndonjë operacion plastik", pyetje së cilës ajo i përgjigjet duke thënë se "të vetmet operacione që ka bërë janë lindja e Arborit [djalit] dhe heqja e apandesitit".

Bora Zemani flet për 'operacionet plastike' dhe ndërhyrjet

Një tjetër pyet:

"Ku i ke bërë buzët?"

Mesa duket, moderatorja e ka hequr mbushësin e buzëve sepse pyetjes i përgjigjet duke thënë: "Mund t'ju them vetëm ku i kam zhbërë!", duke treguar në mënyrë indirekte se i ka bërë më parë.

Bora Zemani flet për 'operacionet plastike' dhe ndërhyrjet