Një konkurrente e "American Idol" ka diskutuar mbi Katy Perry-n dhe komentin e saj i cili u konsiderua në rrjet si mom shaming – ngacmimi, tallja ose paragjykimi i nënave për zgjedhjet e tyre.
Në një episod të transmetuar në fillim të këtij muaji, 25-vjeçarja Sara Beth Liebe konkurroi duke kënduar para Katy Perry dhe kolegëve të saj, Lionel Richie dhe Luke Bryan.
Ata u habitën me moshën e saj, duke këmbëngulur se nuk mund të ishte më shumë se 16 vjeç. Kur zbuloi se ishte nënë e tre fëmijëve, Katy u ngrit me shaka nga karrigia e saj dhe u soll sikur do t’i binte të fikët.
“Nëse Katy shtrihet në tavolinë, mendoj se do humbas ndjenjat,” tha Sara. "Zemër, ti ke qenë shtrirë në tavolinë për shumë gjatë," tha Perry.
Laying on the table ka kuptime të ndryshme në varësi të kontekstit, por në rastin në fjalë, duket sikur Katy i referohet vendimit të Sara-s për të qenë nënë, duke nënkuptuar se ajo ka pushuar më shumë gjatë seç duhet.
Ky koment shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Sara tregoi se komenti i Katy-t nuk ishte “shumë i sjellshëm” dhe ishte ndjerë “e turpëruar” dhe “e lënduar”.
“Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast vetëm për të thënë se mendoj se është shumë bukur kur gratë mbështesin gratë e tjera dhe mendoj se është mjaft e vështirë të jesh nënë dhe është mjaft e vështirë të jesh grua," tha ajo në TikTok. “Doja gjithashtu të përfitoja nga ky rast për të thënë diçka për të gjitha nënat e reja dhe nënat në përgjithësi … vazhdoni t'i doni foshnjat tuaja. Askush nuk meriton të ndihet i mërzitur për këtë. Mendoj se nëse je një mama e mirë dhe i do foshnjat e tua, kjo është gjithçka që ka vërtet rëndësi. Komentet e tjera thjesht nuk kanë rëndësi.”