Celebrity

Përmes këngës së re, Rosalía tregon se është fejuar!

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2023

Përmes këngës së re, Rosalía tregon se
Twitter

Prej disa muajsh ka pasur spekulime për statusin e lidhjes së Rosalía me partnerin e saj, Rauw Alejandro dhe më në fund, nuk ka më dilema! Ata të dy kanë njoftuar njerëzit se janë fejuar në këngën e re, “Beso”.

Videoja është super e ëmbël dhe ka momente private të çiftit dhe momentin e propozimit, ku Rosalía thotë: “Oh, Zot”, qan dhe tregon unazën e diamantit në gisht.

Rosalía dhe Rauw janë bashkë që prej vitit 2020, por e bënë publike marrëdhënien e tyre për ditëlindjen e këngëtares së njohur, kur ajo postoi një album nga festa e ditëlindjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LA ROSALÍA (@rosalia.vt)