
Laura Pausini dhe Paolo Carta janë martuar! Çifti, i cili është bashkë prej 18 vitesh dhe ka një vajzë 10-vjeçare të quajtur Paola, e ndau lajmin në rrjetet sociale. Ata kanë shpërndarë disa foto dhe një video nga ceremonia.
Vieë this post on Instagram
Ceremonia ishte intime dhe përfshinte edhe një performancë nga vetë këngëtarja. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, të shoqëruar me një xhaketë dhe një vello.
48-vjeçarja u përcoll në altar nga i ati, Fabrizio Pausini.
“Ne thamë ‘po’”, shkroi ajo për ndjekësit në Instagram.
Sipas revistës italiane Il Corriere Della Sera, dasma e Pausini dhe Carta u organizua më 14 mars.
Vieë this post on Instagram
Pausini dhe Carta filluan lidhjen në vitin 2005, dhe në vitin 2013 sollën në jetë vajzën.
Laura zbuloi se ndërsa donte të kishte disa fëmijë gjatë jetës së saj, nuk ishte një proces i lehtë për të, pasi ardhja e Paolës u prit si një mrekulli.
Këngëtarja, sidoqoftë, thotë se të paturit fëmijë e ka bërë atë një person më të mirë.
"Unë jam shumë më e guximshme tani. Vajza ime më ka dhënë energji të reja", shprehet ajo.