Harry Styles dhe Emily Ratajkowski u panë duke u puthur në rrugët e Tokios, a thua se askush nuk po i shihte.
Në një video të Daily Mail, Harry dhe Emily shihen jashtë një makine duke shkëmbyer një french kiss. Ratajkowski përkëdheli faqet e Styles teksa ata putheshin. Harry ndodhej në Tokio për të performuar si pjesë e turneut të tij “Love on tour”.
Ylli i “As it was” më parë ishte në një lidhje Olivia Wilde, romancë e cila përfundoi në nëntor 2022 pas dy vitesh bashkë.
Ratajkowski, nga ana e saj, është në mes të një divorci me Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë 2-vjeçar, Sylvester.