Celebrity

Me këtë veprim, Selena dhe Hailey i japin fund njëherë e mirë dramës

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2023

Me këtë veprim, Selena dhe Hailey i japin fund njëherë e

Mesa duket, dramës me Selena-s dhe Hailey Bieber i ka ardhur fundi, sidomos pasi vajzat i kanë bërë follow njëra-tjetrës në Instagram.

Me këtë veprim, Selena dhe Hailey i japin fund njëherë e

Me këtë veprim, Selena dhe Hailey i japin fund njëherë e

Sel dhe Hailey folën publikisht për dramën në fjalë, e cila nisi me vetullat dhe mori përmasat e bullizmit ndaj Hailey-t pas një videoje të vjetër, në të cilën Bieber tallej me Taylor Swift, miken e ngushtë të Selena-s.

Prej javësh, interneti nuk u ndal, duke gërmuar në të shkuarën e Hailey-t, duke prekur marrëdhënien e saj me Justin Bieber, apo duke e kërcënuar edhe me vdekje. Kjo solli edhe reagimin e Selena-s, e cila u shpreh:

“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri me dije se ka marrë kërcënime me vdekje”. Ajo theksoi se ky nuk është një qëndrim që ajo do të përcjellë! “Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje apo bullizim. Kam advokuar gjithnjë për mirësjellje dhe dua vërtet që e gjitha kjo të mbarojë”, u shpreh Selena.

Nga ana tjetër, Hailey e falenderoi Selena-n që foli dhe që dha mesazhin pozitiv të ndalimit të bullizmit:

“Dua të falenderoj Selena-n që foli, ndërsa unë dhe ajo kemi diskutuar këto javët e fundit se si ta kalojmë këtë situatë që po ndodh mes nesh. Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë njerëzit e përfshirë dhe miliona njerëz kanë parë kaq shumë urrejtje përreth, që është kaq e dëmshme. Ndërsa rrjetet sociale janë një mënyrë fantastike për t'u lidhur dhe për të krijuar komunitete, momente si këto vetëm krijojnë ndarje ekstreme në vend që t'i bashkojnë njerëzit".

Më tej, ajo shtoi:

"Gjërat mund të nxirren gjithmonë jashtë kontekstit ose të interpretohen ndryshe. Të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për gjërat që postojmë dhe themi, përfshij veten time. Në fund, unë besoj se dashuria do jetë gjithnjë më e madhe se urrejtja dhe negativiteti, dhe ka gjithmonë një mundësi për ta takuar njëri-tjetrin me më shumë empati dhe dhembshuri."

Por, qartazi, dramës, të paktën nga ana e vajzave i ka ardhur fundi dhe tani është momenti që të njëjtën gjë të bëjnë edhe fansat.

Artikuj të sugjeruar: