
Hasbulla Magomedov ka zemëruar dhe tronditur fansat pasi një video e publikuar tregon personalitetin rus të rrjeteve sociale duke abuzuar me macen e tij, të quajtur Barsik.
20-vjeçari duket se e keqtrajton kafshën e tij shtëpiake në një video të shkurtër të postuar në YouTube, teksa e godet në kokë dhe e tërheq nga veshi.
Më pas macja shkon drejt shtratit të saj, ku Hasbulla vazhdon ta godasë përsëri.
Gjatë famës së tij online, Hasbulla e ka cilësuar veten si adhurues të tre gjërave: makinave, armëve dhe maceve.
Në fakt, ka neveri ndaj qenve. Megjithatë, kur bëhet fjalë për macet, të gjithë kishin përshtypjen se ai kujdesej mirë për to.
Videoja shqetësuese, natyrisht, e ka ndryshuar këtë përshtypje dhe ka shqetësuar njerëzit për mirëqënien e maces.
Why is @Hasbulla_NFT doing this to his cat? pic.twitter.com/u9BebjRGsq
— Sam (@SamDaKilla1) March 28, 2023
Disiplinimi i kafshëve shtëpiake me ndëshkim fizik është provuar të jetë joefektiv dhe abuziv. Sipas disa studimeve nga psikologë qensh dhe macesh, kafshët nuk mund ta lidhin ndëshkimin fizik me një arsye të veçantë, kështu që për ta është thjesht aq: abuzim fizik.
Burimi: Marca