
Keanu Reeves është shumë privat për jetën e tij personale. Por kur ka diçka për të thënë, ai sigurohet ta bëjë të duket kaq e veçantë.
I tillë ishte rasti kur yllit të “John Wick 4” iu kërkua së fundmi nga revista People që të identifikonte momentet e tij të fundit kur është ndjerë i lumtur. Ai u përgjigj:
"Para disa ditësh me zemrën time."
Më tej shtoi:
“Ishim në shtrat. Ndiheshim të lidhur me njëri-tjetrin. Ishim duke qeshur. Ndihesha mirë. Është shumë bukur të jemi bashkë.”
Reeves është në një lidhje afatgjatë me artisten dhe filantropisten, Alexandra Grant.
Dyshja ndezën spekulimet se ata ishin çift në vitin 2019 pasi u panë të kapur për dore në LACMA Art + Film Gala.
Ata kanë bashkëpunuar në dy libra së bashku, "Ode to Happiness" dhe "Shadows" në 2011 dhe 2016, ku Grant punoi me ilustrimet, ndërsa Reeves shkroi tekstin.
Një detaj tjetër interesant për çiftin, është se aktori nuk i prekte asnjëherë gratë e tjera kur pozonte me to, përkundrazi bënte përpjekje të dukshme për të respektuar hapësirën e tyre personale.
Burimi: CNN