Celebrity

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2023

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral

Gjykata mund ta ketë shpallur Gwyneth Paltrow "të pafajshme" për aksidentin në një vend skish në vitin 2016, por fansat e aktores janë padyshim fajtorë për avokatin e saj, i cili është tashmë viral.

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral

James Egan – i cili përfaqësonte yllin e “Shakespeare In Love” së bashku me një ekip kolegësh nga firma ligjore Epperson & Owens – është në qendër të internetit së fundmi.

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral

Shumë shikues të gjyqit u marrosën nga aftësitë e 37-vjeçarit dhe mënyra e tij e komunikimit, gjithë vetëbesim. “Ai është kaq i lezetshëm,” shkroi dikush. “Do ta lija të bënte ski direkt në shpinën tim,” tha një tjetër.

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral

“A mund të dalë ai kundër meje në një gjykatë,” lexohet në një koment të radhës. James përshkruhet me fjalë si hottie (një person tërheqës seksualisht) dhe smokeshow (në zhargon: një individ jashtëzakonisht tërheqës fizikisht).

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral

Ai ka pasion muzikën dhe ka publikuar edhe dy albume në Spotify. James sapo u bë edhe më tërheqës!

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral

Për fat të keq për vajzat dhe djemtë e dashuruar me të, James është i martuar me një tjetër muzikante dhe kanë bashkë një bebush.

#lawdaddy: Avokati i Gwyneth Paltrow bëhet viral