Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2023: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2023: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2023: Shigjetari dhe Bricjapi

Prilli mund të jetë muaji kur keni fituar lotarinë në dashuri, argëtim dhe udhëtime. E dimë, për Shigjetarët, kjo është parajsa. Planetet do të shkojnë në pozicionet ideale për të shtuar lumturinë tuaj dhe do të keni mundësi të shumta për të realizuar dëshirat tuaja.
 
Më 5 prill, (plus 4 ditë) do të shkoni në një event të rëndësishëm dhe falë Hënës së plotë, do të përjetoni ngjarje emocionuese dhe të këndshme, rrethuar nga miqtë e zemrës. Kjo ngjarje qiellore do të jetë më e veçantë se zakonisht, pasi jo vetëm hap një cikël të ri, por edhe sepse mund të ndërmerrni një aventurë spontane me një mik gjatë fundjavës.
 
Gjithashtu, Afërdita do të kujdeset shumë për ju dhe bashkë me Plutonin, do të shtojnë mister, intensitet dhe pasion në marrëdhënien tuaj. Befasi të këndshme, argëtim dhe një ditë përrallore për romancën ju pret. Nëse keni ndonjë plan që përfshin partnerin/en, shfrytëzoni datat 11-12, pasi do të jenë fantastike.
 
Datat 11-12 mund t’i shfrytëzoni edhe në aspektin e karrierës, pasi janë shumë fatsjellëse. Përpiloni një prezantim të ri për një klient që keni, apo potencial, shprehni kreativitetin dhe guxoni sa më shumë.
 
Më pas, 19 prilli vjen me një eklips diellor, i cili do të rregullojë sektorin e dashurisë së vërtetë, shtatzënisë, lindjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Ky eklips do të ketë ndikim për disa muaj rresht dhe ajo që duhet të bëni, është të përfitoni prej tij.
 
Për Shigjetarët beqarë, ky eklips do të jetë fantastik, pasi shumë dhurata dhe surpriza ju presin. Me shumë gjasa, do të takoni dikë të ri në jetën tuaj dhe do të keni një kimi mbresëlënëse.
 
Ndërsa për Shigjetarët që bashkëjetojnë apo janë të martuar, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të kujdeseni më shumë për personin tjetër dhe t’i tregoni se jeni gjithnjë pranë tij/saj. Me pak fjalë, të dashuruar apo jo, të gjithë Shigjetarët do të përfitojnë nga Hëna e plotë.
 
Nëse po mendoni që të sillni në jetë një fëmijë, me partner, apo përmes metodës së fertilitetit, koha më e mirë është pas 19 prillit, pasi gjatë kësaj periudhe, një ajër i ri dhe pozitiv do të kujdeset që t’i bëjë ëndrrat tuaja realitet, veçanërisht ato që lidhen me fëmijët.
 
Gjatë kësaj kohe, do të përjetoni një dëshirë për të pasur më shumë stabilitet dhe siguri. Kjo ndjesi mund të lidhet edhe me një investim në një pronë të paluajtshme, apo me blerjen e një apartamenti. Nëse është kjo ajo që doni, përkushtohuni dhe realizojeni!
 
Për sa i përket financave, do të keni më shumë të ardhura nga një klient i ri. Deri më 29 prill, do të keni disa shanse të mira për të rritur financat. Nga ana tjetër, mund të përballeni me disa vështirësi në ndarjen e pasurive të përbashkëta, nëse po kaloni në një procedurë divorci, apo në ndarjen e një biznesi. Gjithsesi, rrini të qetë dhe mos bini pre e provokimeve.
Një tjetër problem me paratë ka të bëjë me shpenzimet e shumta, të cilat lidhen me shlyerjen e ndonjë kredie, taksave, apo me një problem që mund të lindë papritur dhe të kërkojë zgjidhje të shpejtë.
 
Nga 21 prill – 14 maj, Mërkuri do të jetë në prapavijë dhe kjo nënkupton se duhet të kontrolloni nga dy herë gjithçka: Shpenzimet, e-mailet, mesazhet! Këshilla më e mirë është që të ngadalësoni hapin dhe të përqendroheni te detyrat që ju jepen.
 
Por, për ta përmbledhur, edhe me Mërkurin në prapavijë, sërish do të keni një muaj fantastik!

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2023: Shigjetari dhe Bricjapi

Jupiteri ka një porosi për ju para se të largohet: Shpenzoni kohë me familjen dhe kushtojini vëmendje pasurisë. Grafiku juaj është plot dritë në shumë fusha, veçanërisht në atë të karrierës, sepse e dimë sa rëndësi ka për ju.
 
Për 6 muaj keni punuar pa u ndalur dhe nën presion në projekte të mëdha dhe kjo ju ka lodhur, por gjithsesi, do të shpërbleheni nga Hëna e plotë më 5 prill, e cila shkëlqen sektorin e shpërblimeve. Ky mund të shënojë një moment shumë të rëndësishëm që lidhet me karrierën tuaj dhe do të vlerësoheni për performancën e përkryer në punë. Mund të promovoheni, apo të pranoni një ofertë nga një kompani konkurruese, ose të bëni një marrëveshje të re. Pra, më shumë të ardhura dhe një pagë më e mirë ju pret, mjafton të qëndroni optimistë dhe të rregulloni prioritetet tuaja.
 
Ky muaj mund të sjellë situata të këndshme në sektorin e familjes, si edhe mundësinë për të blerë një shtëpi të re. Sigurohuni që të shlyeni në kohë pagesat që duhet të kryeni dhe të investoni dalëngadalë në shtëpi. Gjatë 11 prillit do të bëni një veprim të rëndësishëm karshi një prindi dhe ky veprim do t’i lumturojë pa masë ata.
 
Ndryshime dramatike priten të ndodhin më 19 prill, me eklipsin e ri. Fillime të reja dhe lajme të mira, por edhe ngjarje të rëndësishme dhe shumë të veçanta do të ndodhin, ndaj bëhuni gati dhe dijeni se ndryshimet do të ndodhin, me apo pa aprovimin tuaj.
 
Nëse jeni me qira dhe qiradhënësi ju thotë se duhet të shpërnguleni dhe ta lëshoni shtëpinë, mos u bëni merak, pasi me ndihmën e Jupiterit, do të gjeni një ambient më të mirë, ose edhe do të blini shtëpinë tuaj.
 
Një planet do të jetë paksa në humor të keq dhe po flasim për Plutonin, i cili do të tregohet paksa tekanjoz, por me durim, do i bëni ballë.
 
Ndërsa Marsi kujdeset shumë për sferën e marrëdhënieve, duke bërë që partneri/ja dhe miqtë tuaj, t’ju mbështesin në çdo hap që do të ndërmerrni. Gjatë prillit, do të njiheni edhe me një person që do t’i adhurojë idetë tuaja dhe do t’ju ndihmojë që të investoni për t’i vënë në jetë.
 
Siç ju thamë, Plutoni mund t’ju shkaktojë disa telashe të vogla, duke ju vendosur në disa sfida financiare, por mos harroni që përmes durimit dhe mençurisë suaj, do t’ia dilni me sukses. Një ndërveprim i bukur mes Marsit dhe Uranit do të ndodhë më 29 prill, duke ju ofruar një mbrëmje shumë romantike. Bricjapët e lidhur apo të martuan kanë një avantazh në këtë datë, por Urani arrin t’ju surprizojë gjithmonë, ndaj nëse jeni beqarë, bëni çmos që të jeni jashtë në 29 prill.
 
 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.